Qëllimi i koalicionit saudit është dalja nga humbja e rëndë
Muhamed Hasan Hejkal intelektuali, historian dhe analisti i shquar egjiptian vetëm disa orë pas shpalljes së koalicionit të ri në krye me mbretërinë e Arabisë Saudite e ka kritikuar si të pabazë. Hejkali me ironi ka thënë:” Kuptoj rëndësinë e termit”kaolicioni arab” për shkak të hapësirës së përbashkët gjeografike, por nuk mund të kuptoj disa gjëra tjera pasi që në mes anëtarëve të koalicionit të ri nuk ekzistojnë kushtet dhe kapacitetet e njëjta, bile edhe kompetencat e njëjta”. Ai më tutje shtoi:” koalicioni islamik ushtarak i Arabisë Saudite nuk ka pozitën, komponentet e përbashëta dhe kordinimin. Se si do të vendoset koordinimi në mes vendeve të këtij koalicioni, se si do të harmonizohen strategjit e tyre dhe mekanizmat e veprimit?”. Hejkali me një dozë ironie i shtroi pyetjen krerëve të Arabisë Saudite:” E kush është këtu armik?... Qëllimet e këtij koalicioni janë habitëse.”Sauditët pas humbjes në”stuhinë vendimtare” me agresionin ushtarak në Jemen kanë parë se e vetmja rrugëdalja nga kjo humbje është formimi i koalicionit ushtarak islamik.”Hejkali në profilin e vet në twiter ka shkruar për arsyet e vërteta të këtij koalicioni në krye me Arabinë Saudite në të cilin përveç tjerash ka thënë:”Anëtarët e caktuar të këtij koalicioni të ri në krye me Arabinë Saudite konsiderohen patronët kryesor të grupit tekfirist të ISIS-it. Cilido koalicion ushtarak pa qëndrim dhe pozicionim të çartë, pa programe dhe strategji të çarta, pa mekanizma të çarta të veprimit mund të keqpërdoret dhe mund të ketë qëllime të ndryshme. Cilët janë kriteret që e kanë sjell formimin e këtij kaolicioni? Cilët janë mekanizmat e vendosjes dhe veprimit? Kush është armiku? Ky koalicion nuk është themeluar në bazat e përbashkëta dhe nuk posedon qëllime të çarta dhe transparente”, ka përfunduar Hejkali.