Islami fe e paqes, dënon terrorizmin
Kryetari i Iranit, Hassan Ruhani e përshkruan Islamin si një fe e paqes, duke theksuar se Islami dënon aktet e terrorizmit.
Duke folur në një bisedë telefonike me homologun e tij francez, Francois Hollande të martën, Huxhet ul-Islam Hassan Ruhani gjithashtu bëri thirrje për një front të përbashkët kundër terrorizmit në botë.
Ai iu referua sulmeve të fundit terroriste në Paris dhe shprehu ngushëllime për kombin francez dhe qeverinë franceze lidhur me ngjarjen tragjike.
Shefi ekzekutiv iranian theksoi se duke pasur parasysh vullnetin e popujve dhe qeverive të botës, grupet terroriste nuk mund të arrijnë objektivat e tyre.
Çrrënjosja e terrorizmit në botë, arrihet vetëm kur përpjekjet tona bashkërenditen me të gjitha vendet, deklaroi ai.
Kryetari, Hassan Ruhani gjithashtu iu referua martirizimit të rreth 17.000 iranianëve nga ana e grupeve terroriste dhe shprehu gatishmërinë e Iranit për lëvizjet e përbashkëta anti-terroriste kudo në botë.
Kryetari frances, Francois Hollande, nga ana e tij, tha se sulmet terroriste në Paris ishin sulme për të gjithë botën.
Ai tha se do të bëjë përpjekje që të bashkohen të gjitha vendet kundër grupit terrorist ISIS, e cila ka marrë përgjegjësinë për sulmet në Paris.
Sulmet e koordinuara terroriste në dhe rreth kryeqytetit francez, Paris, la të paktën 132 të vdekur dhe rreth 200 të tjerë janë plagosur në natën e premte.
Disa orë pas sulmeve, kryetari i Iranit, Hassan Ruhani i dërgoi një mesazh kryetarit të Francës, Francois Hollande dhe shprehu ngushëllimet e thella për vdekjen e njerëzve të pafajshëm në kryeqytetin francez, në Paris