Mbyllen xhami në Shtutgart - Çerdhe selefiste
Mbyllet Xhamia në Shtutgart në Gejramani, për shkaqe sigurie, sepse sipas medieve gjermane, disa salafistë dhe islamistë fundamentalistë të njohur nga Ballkani kanë qenë frekuentues të shpeshtë të xhamisë në fjalë.
Autoritetet gjermane kanë bastisur dhe mbyllur këtë xhami në Shtutgart të Gjermanisë me dyshimet se ka promovuar dhunën dhe ka financuar organizatat terroriste siç është Shteti Islamik.
Autoritetet njoftuan se disa nga praktikuesit fetarë në këtë xhami kishin përfunduar në luftën civile krah ISIS-it në Siri.
Policia përveç xhamisë, bastisi edhe një qendër kulturore të quajtur “Qendra për Edukim dhe Kulturë Islamike” në juglindje të Shtutgartit.
Gjatë bastisjeve, Policia ka arritur të konfiskojë kompjuterë, pajisje për ruajtje të të dhënave, telefona të mençur dhe dokumente të ndryshme, ndërsa qendra është mbyllur gjithashtu.
Sipas medieve gjermane, disa salafistë dhe islamistë fundamentalistë të njohur nga Ballkani kanë qenë frekuentues të shpeshtë të xhamisë në fjalë.
Dhjetë persona kanë udhëtuar drejt Sirisë për të luftuar për ISIS-in pasi kanë qenë pjesëmarrës të kësaj qendreje dhe praktikues të fesë në këtë xhami.