Kanali i TV Kur’anit në Egjipt transmeton program për ditëlindjen e Profetit të Shenjtë, Muhammedit (a.s.)
Drejtori i kanalit televiziv të Kur’anit në Egjipt njoftoi se programe të veçanta që do të mbahet në përvjetorin e ditëlindjes së Profetit të Shenjtë, Muhammedit (a.s.), në pjesë të ndryshme të vendit do të mbulohen nga kanali televiziv.
Sipas vetogate.com, Muhammed Uwaidah tha se ceremonitë e organizuara në xhaminë e Imam Hussejnit (a.s.), Sejjida Zejnebes (a.s.) Sejjidina Nafisa (a.s.) dhe xhamia Nur (Drita) janë në mesin e programeve që do të transmetohen nga rrjeti.
Ceremonitë dhe programet filluan mbarë më 12 dhjetor 2015 dhe do të vazhdojë deri në fund të muajit.
Sipas transmetimeve sunnite, dita e 12 Rebiul al-Evvel (muajin e tretë të kalendarit hënor apo sipas kalendarit të Hixhretit ), është e njohur si ditëlindja e Profetit Muhammed (a.s.).
Periudha nga 12 deri në 17 Rebiul al-Evvel sipas muslimanëve shiitë është java e lindjes të Profetit të Shenjtë), Muhammedit (a.s), që shënohet si Java e Unitetit dhe festohet nga muslimanët në të gjithë botën.
Burimi: IQNA News