Kosova

Danaj : Thaqi, Mustafa, Veseli kanë vetëm një rrugë – Të bashkohen me ISIS-in.

Treshi i Kosovës Hashimi, Mustafa dhe Veseli  bëjnë  veprime më të hapura kundër shqiptarëve në shërbim të shovinizmit serb, grek, maqedonas, Malazezë. Pas arrestimit të Albinit Danaj krahason krahason ISISI-in me Treshen e Kosovës. Thaqi, Mustafa, Veseli kanë vetëm një rrugë – Të bashkohen me ISIS-in , ndërsa shqiptarët kanë vetëm një rrugë , të bashkohen me frontin anti ISIS. 

 

Treshja Hashimi, Mustafa, Veseli  janë autorët dhe aktorët e çdo gjëje antishqiptare në Kosovë, që nga fillimi deri në fund çdo gjë ka qenë e planifikuar dhe e kurdisur.

Kjo treshe për hir të qëndrimit në ato karrige që kanë, kanë për borxh, jo  vetëm të arrestojnë Albin Kurtin, jo vetëm të arrestojnë Ramush Haradinaj , Fatmir Limaj  e të tjerë para tyre, kjo treshe jo vetëm që ka për borxh të ndajnë 32%  të territorit të Kosovës dhe t’ua japin Serbisë kur serbët janë vetëm 6%,  jo vetëm ti falin Malit të Zi 12.000 hektar tokë, por a kanë mundësi të falin tërë Kosovën  me përjashtim të Prishtinës, kur këta të jenë në krye.

Koço Donaj nuk beson në Bashkimin Evropian, a nuk i ndiqni çfarë bënë sot thotë ai,  a nuk e shikojmë se çfarë po ndodhë në Siri dhe në BE, ka vdekur Bashkimi evropian,  dhe nuk bëhet marrëveshje në Bruksel, dhe  në çoftë se ke bërë marrëveshje më kë ke bërë, me Federik Mugerinin apo jo ?

MARRËVESHJA E DEMARKACIONIT  ME MALIN E ZI

 

Specialistët thonë Mali i Zi po na merr 12.000 hektar tokë  , por më lejoni të ju kujtoj Londra në vitin 1913  i morri 96.000  hektarë tokë  kombit shqiptarë,  a nuk mjaftuan kaq shumë hektar,  por tani edhe Treshi  i Kosovës këtë e bënë. Pse e bënë , për t’ja bërë qejfin Federikës, sepse marrëveshja u bë me të,  ky pra është Brukseli.

Me 28 Nëtor arrestohet  Albin Kurti lideri i vetëm  i një partie politike që artikulon Bashkimin Kombëtar, dhe kjo  nga treshja e Thaqi, Mustafa, Veselit është akti më antishqiptarë , më pro serb. Pyesim,  a arrestohet ai që kërkon bashkim kombëtarë, ditën që është shpallur Bashkimi Kombëtarë?

Danaj e parashikon vazhdimësinë e situatës  në Kosovë, pas arrestimit të Albinit dhe krahason ISISI-in Me Treshen e Kosovës. Thaqi, Mustafa, Veseli kanë vetëm një rrugë – Të bashkohen me ISIS-in , ndërsa shqiptarët kanë vetëm një rrugë , të bashkohen me frontin anti ISIS. 

ISIS donë të thotë errësirë, ISIS donë të thotë Mesjetë në konceptin figurativ. Me 28 Nëntor 2015 në Prishtinë u nda Qeveria e Kosovës  duke u  bashkuan me ISIS-in , me errësirën.

Treshja e Kosovës mu në 28 Nëntor me arrestimin e Kurtit i dha një goditje kombit shqiptarë.  Albin  Kurti është simboli i Shqiptarëve , ai nuk ka nevojë të i dorëzohet antishqiptarëve. Sepse për herë të parë në Kosovë ka një parti në parlament që ka për qëllim bashkimin e trojeve shqiptare.