Kosova

Bashkimi Evropian fton Kosovën të implementojë Marrëveshjen e Brukselit

Këshilli i ministrave të Bashkimit Evropian ka përshëndetur sot zhvillimin e rëndësishëm në dialogun Beograd-Prishtinë, posaqërisht marrëveshjen e arritur me 25 gusht, dhe ftoi qeverinë kosovare që sa më parë të zbatojë pjesën e vet të marrëveshjes dhe në mënyrë konstruktive të angazhohet me Serbinë në formulimin dhe implementimin e marrëveshjeve të ardhshme.”Kosova duhet të mbajë angazhimin e vet aktiv dhe konstruktiv në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Këshilli do të vazhdojë të përcjell përpjekjet kontinuale në zhvillimin e normalizimit të dukshëm dhe të qëndrueshëm me Serbinë, duke përfshirë implementimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura, që Kosova dhe Serbia të mund të vazhdojnë rrugën e tyre evropiane, pa bllokim të ndërsjell në këto përpjekje”, qëndron në konkluzat e sesionit të mbajtur të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian.

Këshilli përkujton se”zhvillimi në procesin e normalizimit të marrëdhënive me Serbinë është parim kyç i Marrëveshjes për stabilizim dhe asocijim dhe nënkupton zhvillimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënive në mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës”. Në konkluzat theksohet se Këshilli përshëndet nënshkrimin e MSA-së me Kosovën në tetor, me vlerësimin se fjala është ”për marrëveshjen e parë gjithëpërfshirës të Bashkimit Evropian dhe Kosovës. ”Konkluzat e t’ia, hyrja në fuqi dhe zbatimi pa paragjykime ndaj qëndrimit të shteteve anëtare në aspketin e statusit të Kosovës”, ceket në dokument. Kur është fjala për liberalizimin e regjimit të vizave, Këshilli i ministrave cek rëndësinë e plotësimit të gjitha kushteve dhe trimëron Kosovën të vazhdojë përpjekjet për të përparuar në këtë proces. Këshilli, njashtu, përshëndet vendimin e Kosovës për themelimin e Gjykatës Speciale për krime të luftës dhe fton pushtetin që pa prolongim të përfundojnë procedurat e nevojshme ashtu që ky gjyq të mund sa më shpejtë të fillojë me punën.” Bllokimi i tanishëm politik në Kosovë duhet urgjentisht të zgjidhet. Këshilli dënon dhunën, posaqërisht për qëllime politike dhe fton opozitën që menjëher të ndërpres opstrukcionin e punës së Parlamentit. Këshilli fton në respektimin e sundimit të Ligjit dhe ripërtrirjen e punës normale parlamentare në pajtim me procedurat dhe rregullat”, theksohet në konkluzat e takimit të ministrave të punëve të jashtme të Bashkimit Evropian.

Këshilli i ministrave fton Kosovën që të”fokusohet në zbatimi e reformave gjithëpërfshirëse të nevojshme për plotësimin e obligimeve në pajtim me MSA-në”, ndërsa vëmenjen e posaqshme në këtë kuadër duhet kushtuar përparimit të sundimit të ligjit, duke përfshirë edhe gjyqësorin e pavarur. Kosova duhet të forcojë luftën kundër kriminalitetit të organizuar dhe korrupcionit, qëndron në dokument, ndërsa si prioritet janë reformat e cekura të sistemit zgjedhor dhe shërbimit publik. Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështet zhvillimin socioekonomik të Kosovës, në kuadër të agjendsës evropiane nëpërmjet ndihmës financiare dhe teknike, shtohet në konkluzat. Kosova duhet të vazhdojë bashkëpunimin e afërt me Euleksin dhe aktivisht të kontribojë zbatimit të plotë të mandatit të tij edhe pas revizionit të saj, pas qershorit të vitit 2016.