Ajetullah Sejjid Ali Hamanei

Letra udhëheqësit iranian është mirëpritur në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Sofia, Bullgari

Udhëheqësi  i Revolucionit Islamik, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei
Udhëheqësi i Revolucionit Islamik, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei

Vizitorët e Panairit Ndërkombëtar të Librit në Sofia, Bullgari, e kanë  mirëpritur ngrohtësisht përkthimin në bullgarisht të Letrës së Dytë të Udhëheqësit të Revolucionit për të rinjtë e Perëndimit.

Edicioni i 43-të i Panairit Ndërkombëtar të Librit në Sofia filloi në kryeqytetin e Bullgarisë në Sofia të martën më  8 dhjetor 2015.

Në Panairin e Librit një-javor merrë pjesë edhe Zyrja e Atasheut Kulturor të Iranit në Bullgari e cila ka paraqitur më shumë se 170-të tituj librash në gjuhën angleze, perse, arabe dhe bullgare. Librat e paraqitura kanë përmbajtje  me tema të ndryshme duke përfshirë kulturën dhe qytetërimin e Iranit, historinë, letërsinë persiane dhe turizmin.

Në ditën e parë të panairit të librit, dijetarët dhe elita bullgare e përshëndetën ngrohtësisht Letrën e Dytë të Liderit të Revolucionit Islamik për të rinjtë e Perëndimit, ku është theksuar  ‘Brengosja e Përbashkët ‘ e Lindjes së Mesme dhe të Botës Perëndimore.

Panairi i Librit ka tubuar  29 shkrimtarë bullgarë dhe dymbëdhjetë autorë nga Spanja dhe Portugalia. Dashamirët e librit do të kenë rastin të takohen me autorë nga Maqedonia, Rumania, Hungaria dhe Malta, si dhe shkrimtarë nga Gadishulli Iberik.

Burimi: Mehr