Analistet pyesin - Enes Goga argat i kujt është
Analistët dhe njerëzit e mendimit të drejtë thonë se Republika e Kosovës vërtet ka probleme më të mëdha se problemet e tyrbeve të tarikateve që i djegin hoxhallarët wehabi për ta zbeh e deformuar besimin e komunitetit tarikatxhijë, por ne nuk e kemi të qartë se si mundet një hoxhë si Enes Goga të ec i lirë pas gjithë atyre argumenteve se ai ishte iniciator i djegjes së tyrbes në Pejë. Diçka po zihet, por që është më e keqja se dikush po e mbron dhe po frigohet ta ngrejë kapakin dhe të shohë se çfarë po zihet , apo argati është pronë e ndonjë hipokriti që e mëson të luaj me fjalë e të mashtrojë mendjet e njerëzve, thotë analisti R.A.
Enes GOGA është kryeimam i Bashkësisë Islame në Pejë. Vitin e kaluar së bashku me 40 hoxhallar tjerë që nxisnin urrejtje fetare e kombëtare dhe frymëzonin të rinjët për luftë në Siri, ndërsa para më shumë se një muaji bëri fyerje të madhe kunder shejhëve dhe dervishëve, gjithashtu para 2 jave këtë urrejtje ndaj teqeve, tyrveve, shehëve dhe dervishëve e realizoi në vepër reale duke e djegur tyrben Gylifatimej në Pejë, ndërsa sot del para mediave me gojën plot të gjitha ato nxitje e urrejtja që janë pjellë e wehabizmit dhe selefizmit e barabartë me prodhimin ISIS i kurorzoi me një fjalim që ishin në kundërshtim me veprat dhe fjalët e tija të mëherëshme.
Enes Goga tha se; “Terrorizmi është një e keqe globale e botës dhe se duhet angazhohen të gjithë për ta evituar këtë dukuri që e ka kapluar edhe Kosovën. ”
Dhe duke u “distancuar” nga doktrinat wehabiste e selefiste që si prodhim i këtyre është ISISI , që deri dje edhe në mesazhet e tija kur u dogj tyrbja në Pejë, Enes Rama e bëri një vepër shumë urrejte futëse në mesin e muslimanëve, ndërsa sot del dhe thotë se “ ISIS nuk ka lidhje me fenë ISLAME “
Analistët dhe njerëzit e mendimit të drejtë thonë se Republika e Kosovës vërtet ka probleme më të mëdha se problemet e tyrbeve të tarikateve që i djegin hoxhallarët wehabi për ta zbeh e deformuar besimin e komunitetit tarikatxhijë, por ne nuk e kemi të qartë se si mundet një hoxhë si Enes Goga të ec i lirë pas gjithë atyre argumenteve se ai ishte iniciator i djegjes së tyrbes në Pejë. Diçka po zihet, por që është më e keqja se dikush po e mbron dhe po frigohet ta ngrejë kapakin dhe të shohë se çfarë po zihet , thotë analisti R.A.