İran

Zarif - delegacionit britanik: Irani ka dëshmuar se nuk do t’i dorëzohet presionit

Ministri i Jashtëm i Iranit, Muhammed Xhevad Zarif tha se Republika Islamike e ka dëshmuar se nuk do të dorëzohet ndaj presionit rreth programit të tij bërthamor.


     Ndërsa, ai priti një delegacion britanik, vizita e parë në vite, Muhammed Xhevad Zarif vuri në dukje se përfundimi i ndonjë     marrëveshje me Perendimin kërkon edhe marrëdhënie reciproke.


     Mbi pjesëmarrjen e Iranit në bisedimet e paqes, që kanë për qëllim dhënien fund të konfliktit në Siri, Zarif theksoi se Republika Islamike e Iranit nuk pranon asnjë parakusht në këtë kontekst. Megjithatë, ai theksoi se Teherani do të marr pjesë nëse ftohet.


     Delegacioni parlamentar britanik, i udhëhequr nga ish- Sekretari i Jashtëm Xhek Strou, u takua me Ministrin e Jashtëm të Iranit, Muhammed Xhevad Zarif, njoftoi të martën televizioni shtetëror iranian.


     Lidhjet e acaruara aq të gjata midis dy vendeve janë përmirësuar që kur Shejh Hassan Rouhani u zgjodh kryetar i Iranit në muajni qershor, 2013.


    Në muajin dhjetor, 2013, një diplomat anglez bëri vizitën e parë diplomatike të Britanisë në Iran, që kur u sulmua ambasada në vitin  2011, lidhjet u zbehen. Ambasadat përkatëse të të dy vendeve mbeten të mbyllura, që nga ajo kohë, megjithatë.


      Mediat iraniane thanë se delegacioni do të takohet edhe me Kryetarin e Kuvendit të Iranit, Ali Larixhani dhe kreun e Sigurisë Kombëtare dhe të Komitetit të Kuvendit për Politikë të Jashtme,  Alaeddin Borouxherdi.


    Anëtarët e tjerë të delegacionit britanik janë ish- ministëri i financave Norman Lamont , anëtar konservator i parlamentit Ben Wallace dhe ligjvënësi i Punës,  Jeremy Corbyn.