Ushtria irakiane dhe fiset Sunnite vazhdojnë ofensivën e tyre kundër el-Kaides
Ushtria irakiane dhe fiset Sunnite vazhdojnë ofensivën e tyre kundër kryengritësve të el - Kaidas në krahinën perëndimore Anbar.
Të mërkurën, më 8 janar 2014, pamjet e
një video të re u shfaqën duke treguar
aeroplanë ushtarakë që kishin në shënjestër militantët besnikë të shtetit
islamik të Irakut dhe Levantit. ( Isil ).
Javën e kaluar, qeveria humbi
kontrollin e pjesëve të Ramadit dhe të gjithë Falluxha-n një tjetër qytet në krahinën
Anbar që u pushtua nga militantët. Që
atëherë , krahina ka qenë skena e përleshjeve më të rënda në mes forcave të
sigurisë dhe militantëve në Irak për vite me rradhë.
Më parë, gjatë ditës, kryeministri irakian Nuri al -
Maliki premtoi se do të çrrënjosë militantët e el-Kaidas.
Dhuna shpërtheu më 30 dhjetor, 2013,
kur ushtria shpërndau një protestë anti-qeveritare, e cila filloi nga një kamp në
Ramadi.
Autoritetet thanë se kampi është përdorur si një seli për udhëheqjen e al-Kaedës . Gjakderdhja më vonë u përhap në Falluxha.”
Kryeministri i Irakut u ka bërë
thirrje popullit të Falluxhës për të dëbuar terroristët në mënyrë
që zona e tyre të mos nënshtrohet rreziqeve nga konfliktet e armatosura.