Turqi

Viktima të reja në Turqi

18 persona janë vrarë të mërkurën në konfliktin në mes forcave të sigurisë dhe luftëtarëve kurd në juglindje të Turqisë, në të cilin pas zgjedhjeve parlamentare ushtria javën e kaluar filloi sulmet ajrore në hapësirat me popullatë shumicë kurde. Dy ushtarë dhe 15 luftëtarë të PKK-së janë vrarë tek fshati Dagllëxha afër kufirit irakian, në hapësirën në të cilin ushtria turke nisi sulmet ajrore të martën. Të martën avionët turq kanë sulmuar caqet e PKK-së në veri të Irakut, ka publikuar ushtria në portalin e vet. Policia turke në mëngjes në Stamboll ka kryer aksionin në të cilin janë burgos 15 persona të cilët dyshohen se ishin të lidhur me celulat rinore të PKK-së.

Partia për zhvillim e drejtësi(AKP-ja) ka fituar shumicën në zgjedhjet parlamentare që është fitore e madhe e kryetarit aktual Recep Tayyib Erdoganit, i cili të mërkurën ka premtuar të vazhdojë operacione kundër PKK-së gjersa “nuk likuidon” kryengritësin e fundit të PKK-së. Armëpushimi dyvjeçar të cilin Erdogani ka arrit me PKK-në dështoi në korrik të këtij viti. Viktima e tetëmbëdhjetë të mërkurën ishte i riu njëzetvjeçar, i cili u vra në qytetin Silvan ku janë konfrontuar forcat turke të sigurisë dhe rinia e PKK-së. Turqia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian konsiderojnë PKK-në organizatë terroriste. PKK-ja nisi në vitin 1984 kryengritjen e armatosur në të cilin janë vrarë 40.000 njerëz. Me vite Erdogani ka ndarë më shumë të drejta politike dhe kulturore bashkësisë 18 milionëshe kurde në Turqi, por qeveria hoqi dorë nga bisedimet këtë vit në prag të zgjedhjeve parlamentare në qershor në të cilin AKP-ja për here të pare e ka humbur shumicën, të cilin arriti të rikthejë në zgjedhjet e përsëritura me 1 nëntor 2015.

Burimi: Al Jazeera