Kosova

Jahjaga në Gjermani: ne e luftojmë terrorizmin prandaj kemi burgosur shtat imam përkrahës të ISIS-it , kemi mbyllur OJQ dhe xhami

Në Marshall Center në Gjermani, ku mbahen konferenca dhe takime të ndryshem për Sigurin e shoqërisë evropiane, sot  presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga ka mbajtur sot një fjalim që ka zgjuar shumë interesim dhe fjalë miradije nga organizatorët dhe pjesëmarrësit e këtij tubimi.

Presidentja pasi përkujtoi se ka qenë studente e kësaj Qendre theksoi se qindra kosovarë kanë kaluar nëpër dyert e Marshall Center në programet madhore të investimit në të ardhmen e Kosovës duke fuqizuar kapacitetet njerëzore.

Themelet e Kosovës së pavarur u shtruan një dekadë më parë, me sulmet ajrore shtatëdhjetë e tetë ditëshe të udhëhequra nga SHBA e forcat e NATO-s, të cilat bombarduan forcat serbe të cilat po udhëhiqnin një kampanjë e cila largoi afër një milion shqiptarë nga shtëpitë e tyre drejtë Shqipërisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi.
Aparati ushtarak serb ndërmori krime masive, dhe disa nga pasojat e kësaj lufte janë akoma shumë të dukshme dhe të gjalla në popullatën kosovare. Shumë persona akoma duhet të gjejnë paqe.


Në të kaluarën, qytetarët e Kosovës kishin jetuar nën represion të paimagjinueshëm të ushtruar nga aparati shtetëror serb, i cili ngërthente në vete një forcë shumë të politizuar dhe brutale të policisë, e cila i persekutonte në bazë të etnisë së tyre dhe bindjeve të tyre politike.

Në të ardhmen, si shtet i pavarur, Kosova do të kërkojë anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe mbarë lidershipi i saj ka shprehur dedikimin e tyre për arritjen e prekonditave të lidhura me procesin e anëtarësimit.

Sot, nuk ka më trupa të NATO-s të cilat patrullojnë në Kosovë ose te cilët mbajnë vendkontrolle. Ne kemi marrë mbi vete përgjegjësinë për sigurinë e të gjithëve ne Kosovë dhe nëpërmes politikës së dialogut gradual dhe angazhimit, ne jemi duke rifituar autoritetin ne mbarë Kosovën.

Kjo nuk do të thotë se nuk kemi sfida, ato ekzistojnë dhe janë reale, posaçërisht në pjesën veriore të Kosovës ku rrjetet kriminale, financiarisht dhe politikisht të mbështetura nga Beogradi, vazhdojnë të zhvleftësojnë autoritetin e institucioneve legjitime të Kosovës.

Në këtë fazë të ardhshme të kompletimit të formës së një shteti sovran, përgjegjës për sigurinë e vet, qëllim i yni është ndërtimi i një force modern fleksibile mbrojtëse e cila do të jetë një vlerë e sigurisë regjionale dhe e cila do ta ruajë paqen evropiane.

Qëllim i yni strategjik është anëtarësimi në NATO dhe ky qëllim përkrahet nga mbarë spektri politik në Kosovë.


Ne dëshirojmë të jemi partner, ndaj i gëzohem fillimit të marrëdhënieve kontraktuale në mes të Kosovës dhe NATO-s në një të afërme jo aq të largët.

Përderisa në dialogun me Kosovën në Bruksel Serbia ka treguar angazhim konstruktiv properëndimor, ajo ka vazhduar me veprime për ta zhvleftësuar sovranitetin dhe autoritetin e Kosovës, nëpërmes financimit të vazhdueshëm dhe mbështetjes së strukturave ilegale paralele, të barrikadave të cilat pengojnë lirinë e lëvizjes dhe vënies së pengesave karshi anëtarësimit të Kosovës në organizata regjionale dhe ndërkombëtare.

Kosova lufton terrorizmin dhe regrutimit në luftë jashtë saj.

Fatkeqësisht, vendi ynë nuk ka mbetur imun ndaj kësaj sfide të sigurisë globale, por ne e kemi sfiduar atë në mënyrë efikase. Në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë, unë kam koordinuar angazhimet e mekanizmave tanë të sigurisë për ndërmarrjen e operacioneve në mbarë vendin kundër mbështetësve të ISIS-it.

Agjencitë e sundimit të ligjit kanë burgosur 60 qytetarë kosovarë, të cilët në një periudhë kohore i janë bashkangjitur ISIS-it dhe grupeve të ngjashme si al-Nusra në Siri dhe Irak në një operacion të koordinuar në mbarë territorin e vendit. Shtatë imamë të cilët ishin të kyçur në inspirimin dhe nxitjen si dhe rekrutimin direkt të qytetarëve të Kosovës për të luftuar në Siri dhe Irak po ashtu janë arrestuar.

Ne kemi mbyllur OJQ të cilat dyshohet se kanë funksionuar si front për aspekte organizative dhe financiare të rekrutimit terrorist, si dhe një numër të xhamive ilegale, të cilat shërbenin si burim i indoktrinimit dhe rekrutimit.

Ne po ashtu kemi intensifikuar dhe ripërtërirë partneritetet tona regjionale dhe globale. Bashkëpunimi i ngushtë dhe efikas në mes të Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë ka sjellë deri te arrestimi i figurave kyçe, për të cilët besohet se janë mbështetës kryesorë të rekrutimit të ISIS-it në regjion.

Veprimet tona në zbatimin e ligjit janë përcjellë edhe me masa ligjore. Në fillim të këtij viti Kuvendi i Kosovës ka miratuar ligjin i cili ndalon pjesëmarrjen në luftëra të huaja duke e konsideruar si krim i cili dënohet deri më 15 vjet burgim.

Ne mundëm pothuajse plotësisht të ulim rrjedhjen e luftëtarëve në luftëra të huaja dhe është qëllim imi ta mbaj këtë si një nga prioritetet më të mëdha të institucioneve tona shtetërore dhe të sigurohemi se kjo nuk do të jetë ende kërcenim për Kosovën dhe aleatët e saj.

Nëpërmes veprimeve tona ne kemi bërë të qartë terroristëve dhe atyre të cilët e mbështesin këtë kauzë se Kosova nuk do të jetë një strehë për ta. Dhe kemi demonstruar se vërtetë mendojmë ashtu.

Në fund, më lejoni të përfundoj duke thënë se progresi në Kosovë ka qenë i jashtëzakonshëm. Në jemi të vetëdijshëm se më shumë duhet bërë që ta transformojmë Kosovën në një vend të cilin të gjithë e aspirojmë.

Vetëm 15 vjet më parë Kosova ishte zonë lufte. Sot, Kosova është një burim i paqes dhe stabilitetit dhe kjo duke iu falënderuar vullnetit të pathyer të popullit të Kosovës dhe partnerëve tanë për të jetuar në liri dhe demokraci.