Bosna Hersek

Udhëheqësi musliman: Refugjatët nuk janë kërcënim për Europën

Udhëheqësi musliman i Bosnjës, Husein Efendi Kavazoviç
Udhëheqësi musliman i Bosnjës, Husein Efendi Kavazoviç

Është e papranueshme që t’i konsiderojnë refugjatët si një kërcënim për Evropën, tha udhëheqësi musliman i Bosnjës, Husein Kavazoviç të premten.

Vendet evropiane duhet të përshëndeten meqë kanë marrë numër të madh të njerëzve që ikin nga konfliktet në Siri dhe vende të tjera, tha Husein Kavazoviç. 

Ndërkohë, kjo nuk arsyetohet dhe është e papranueshme për disa njerëz që  përhapin frikë se fluksi i refugjatëve, shumica prej tyre muslimanë, mund të kërcënojë kulturën dhe vlerat e Evropës, ai vazhdoi: Thjesht, kjo nuk është  e vërtetë. 

Fluksi nuk do të rrezikonte marrëdhëniet mes muslimanëve dhe të krishterëve në Evropë, tha Husein Kavazoviç. 

Ka disa probleme, por të gjitha palët do të gjejnë gjithmonë mënyrën më të  mirë për zgjidhjen e tyre, vuri në dukje ai.

Burimi: china.org.cn