Amerike

Londra dhe Washingtoni aleatët më të mëdhenj të diktatorëve të Lindjes së Afërt

Shkrimtari i shquar, hulumtuesi, autori dhe teoricieni Noam Çomski beson se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe janë miq dhe aleatët më të mëdhenj të diktatorëve në Lindjen e Afërt dhe se ata janë pengesa më të mëdha në arritjen e demokracisë në rajon. “Në bisedë me gazetarin e gazetës ditore”Huriyet” Çomski ka thënë se për Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë më të rëndësishme diktaturat nga rajoni i Lindjes së Afërt të cilët janë të pasura me resurset e naftës. Çomski ka thënë se në këto vende nuk lejohen kurrfarë lëvizje drejt lulëzimit të demokracisë dhe aktiviteteve shoqërore. Në ato vende shtypen të gjitha format e ideve liridashëse, prej të cilave Mbretëria e Arabisë Saudite si njëra nga shtetet më të prapambetura të rajonit, shtyp çdo përpjekje të demonstratave paqësore, ashtu që banorët frikësohen edhe nga të ecurit në grupe gjatë shëtitjeve në kryeqytet. Në vazhdim të shkrimit thuhet:” Çomski ka fol edhe për praninë ushtarake të armatës saudite në territoret në Bahrejn dhe Jemen me qëllim të shtypjes së kërkesave demokratike të popullsisë lokale dhe shtoi se Riadi ushtarët e veta i ka dërguar në shtetet fqinje që të shtypin kërkesat demokratike popullore”.

Çomski ka fol edhe për ndryshimet e fundit politike në Turqi dhe shtoi:” Në Turqi gjatë disa viteve të fundit ndodhën ngjarje të mëdha dhe të rëndësishme në skenën politike dhe shoqërore. Në periudhën prej viteve 2002 gjer në 2005 ndodhën lëvizje pozitive ashtu që Turqia shndërrohej në urën lidhëse në mes Lindjes dhe Perëndimit. Çomski ka përkujtuar se pas saj erdhi gjer të ftohja e marrëdhënieve në relacionin në mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian, partia pushtetmbajtëse për drejtësi dhe zhvillim u kthye drejt totalitarizmit dhe shtoi:” Turqia e cila përpiqej drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është ballafaquar me marrëdhënien e ftohtë të Brukselit zyrtar ndaj kërkesave të Ankarasë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Atëherë qeveria turke u kthye drejt totalitarizmit dhe njëkohësisht sillej brutalisht kundrejt çështjes kurde. Pas kësaj erdhi gjer te shkelja e lirisë dhe demokracisë në shoqërinë turke. Pushteti në Ankara filloi të krijojë probleme popullatës kurde e cila  kërkonte të drejtat e veta politike dhe qytetare. Dhe në fund të mos harrojmë rolin negativ dhe shkatërrues të cilin Turqia e ka luajtur në Sirinë fqinje”.