Rusia

Serbia për Putinin shtet prioritar

Kryetari i komitetit për politikë të jashtme të Dumës shtetërore të Federatës Ruse Aleksej Pushkovi ka deklaruar se kryetari rus Vladimir Putini Serbinë e konsideron shtet prioritar në politikën e jashtme ruse. Pushkovi ceku se Putini  ndihmon Serbinë dhe Rusia me vite e ndihmon kur është në pyetje Kosova, duke përfshirë çështjen më të re lidhur me pranimin e Kosovës në UNESCO. “Rusia ka marrëdhënie të posaqshme ndaj Serbisë. Kjo do të thotë kontaktet e rregullta dhe të shpeshta të udhëheqësve shtetëror. Kur Serbia adresohet Rusisë për çështjet e caktuara të cilët për atë janë shumë të rëndësishme, nuk mbaj mend rastin që Rusia, nga koha kur Putini është në pushtet, ka refuzuar të ofrojë përkrahjen e saj”, ka thënë Pushkovi. Ai ka cek se shembulli i fundit është rezoluta britanike antiserbe për Srebrenicën të cilin Rusia e ka bllokuar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe theksoi se këto”gjëra bëjnë vetëm për shtetet prioritare”. Për atë ambasadori britanik është aq nervoz tek ju. Jemi falënderues Serbisë pasi që praktikisht ishte  i vetmi vend evropian i cila ka refuzuar të bashkohet Bashkimi Evropian në vënien e sanksioneve Rusisë. Serbia veç përfiton nga kjo me shtimin e eksportit të prodhimeve agrare për 40%, ndërsa do të fitojë edhe më shumë”, ka thënë Pushkovi. Ai ka cek se nuk sheh as një arsye më të vogël që marrëdhëniet serbo-ruse për një vit të mos bëhen edhe më të mira, duke cek se dukshëm po rritet”pesha” e Rusisë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Pushkovi ka vlerësuar se do të fillojë ndryshime shumë serioze në politikën evropiane. “Serbia tani përngjan një përjashtimi, ajo e vetme nuk e ka përkrah sanksionet. Paramendoni se pas pesë vitesh, kur sanksionet të jenë shfuqizuara, një varg shtetesh do të nxitojnë të zhvillojnë marrëdhëniet e partneritetit me Rusinë, e ju do të jeni aty”, ka thënë Pushkovi. Pushkovi ka vlerësuar se ajo që Serbia është në udhëkryq në mes Rusisë dhe Perëndimit, i ka pluset e veta, pasi që ajo mund të bashkëpunojë edhe me Evropën edhe me Rusinë, duke thënë se vendet tjera nuk kanë këtë liri. Në rast se Serbia do të mbetet vend i cili sjell vet vendimet, e të mos pres të tjerët të dërgojnë vendimet se sa refugjat duhet të pranojë, sa spitale të ndërtojë, si duhet të ketë politikën e jashtme etj., atëherë më mire e keni të jeni në udhëkryq”, ka thënë Pushkovi. Për dallim nga Amerika Rusia nuk ka qëllim askujt t’i diktojë kushtet.”Lëvizjet e juaja drejt Bashkimit Evropian është punë e juaj. Ne do të dëshironim më shumë që të kemi punë me shtet të pavarur, e jo që në bisedë me juve do të duhet të presim miratimin”nga lartë”, ka përfunduar Pushkovi.

Burimi: globalcir