Kulturë

Seminar Shkencor në Bahrejn: Sekreti i Përjetësisë i Kur'anit

Një seminar shkencore me titull Analiza të Reja të Mrekullive të  Kur'anit: Sekreti i Përjetësisë i Kur'anit u mbajt më 27 tetor 2015 në Bahrejn.

Sipas Agjencisë së Lajmeve të Bahrejnit , Muhammed  Xhevdet,  profesor  i i Fakultetit të Letërsisë në Universitetin Muhammed Al-Khamis  në Marok dhe profesor  i Marrëdhënieve Islame dhe Mrekullive Kur'anore në  Universitetin Hassan Al-Thani në Kasablankë  paraqiti një kumtesë në seminar.

Ai diskutoi për disa nga arsyet që vërtetojnë përjetësinë e Kur'anit të Shenjtë bazuar në metodat dhe mekanizmat që përdoren në Islam për të mbrojtur tekstin e Shenjtë.

Qendra Kulturore Abdulrrahman Kanu në Bahrejnin organizoi seminarin me qëllim që të nxjerrë në pah gjendjen e lartë të Kur'anit të Shenjtë në përgjigje të kërkesave të bëra nga disa orientalistë që, qëllimisht degradojnë  Kur'anin, duke e krahasuar tekstin e Librit Hyjnor me tekstin e Shkrimeve të Shenjta të Krishterëve dhe Hebrenjëve.

Burimi: IQNA News