Kosova

Letrari Shefqet Krasniqi Kaloi nga Feja në Politikë

“A mos vallë edhe politikanët kanë rënë viktimë e idesë që vet e sajuan, ‘Ekstremizmi Islamik’’ shkruan studiuesi i gjuhës arabe Shefqet Krasniqi. Ndërsa gazeta ekspres dhe shumë njerëz të arsyes së shëndosh  e kanë  ende të paqartë  se si u shuajt puna e mbajtjes së armëve pa leje, e cila me ligj dënohet së paku me 5 vjet burgim.

Shefqet Krasniqi tregoi opinionin  e tij për “ Indeksonline”  që kishte përmbajtje  krejtësisht politike dhe aspak fetare. Shefqet Krasniqi ka hedh një varg kundërshtimesh mbi mënyrën e qasjes së problemit në Universitetin publik si dhe ka folur edhe për xhaminë e Ibrit për të cilën ka thënë se institucionet e vendit nuk e dinë se aty ka pasur xhami, thotë  Shefqet Krasniqi . Por në fakt kjo nuk është e saktë sepse të gjitha institucionet dhe qytetarët këtë gjë e kanë të njohur por presin ti vije koha për të zbardhur këtë të vërtetë.  

Ai ka fajësuar edhe Bashkësinë Islame të Kosovës për reagim të vonshëm si zakonisht. Lidhje me këtë ka shkruar: “Pa dyshim këto përpjekje për ta stabilizuar gjendjen dhe për ta rikthyer qytetin në gjendje normale janë pozitive.”

Shefqet Krasniqi në lidhje me ekstremizmin fetar konsideron se është sajesë e politikanëve të Kosovës duke mos përmendur fare për numrin e madh të të rinjëve të Kosovës që shkuan në luftën e Sirisë.

”A mos vallë edhe politikanët kanë rënë viktimë e idesë që vet e sajuan, ‘Ekstremizmi Islamik’’ shkruan studiuesi i gjuhës arabe Shefqet Krasniqi.

Sipas tij në Kosovë gjithçka është degraduar dhe gjithçka është politizuar.

Gjithashtu gjatë bisedës citon Vaso Pashën: “Mos shikoni kisha e xhamia se feja e shqiptarit është Shqiptaria”

Ndërsa gazeta ekspress dhe shumë njerëz të arsyes së shëndosh  e kanë  ende të paqartë  se si u shuajt puna e mbajtjes së armëve pa leje, e cila me ligj dënohet së paku me 5 vjet burgim. Armët u gjenden në makinën personale të Shefqet Krasniqit i cili ishte drejtues i makinës si dhe kishte dy bashkudhëtarë miq të tij.

Hetimet në këtë rast në fillim i zhvilloi Njësiti Anti-terrorizëm i Policisë së Kosovës. Për çudi, megjithëse drejtuesi i makinës ishte Shefqet Krasniqi, as Policia, e më vonë As Prokuroria, nuk e përfshinë kurrë aty në mesin e të dyshuarve.

Nuk është gjendur publikisht asnjë sqarim i prokurorisë së shtetit se pse nuk u hetua imami Krasniqi, pasi që makina ishte drejtuar nga ai, por u ndoqën penalisht vetëm dy bashkudhëtarët e tij.

Organi i Akuzës që bëri një aktakuzë në Gjykatën e Qarkut po thuajse mbi një vit e gjysmë më vonë nga kapja e arsenalit të armëve, më 26 nëntor 2010, nuk dha sqarime as pse rasti nuk u trajtua në hetime për anti-terrorizëm, por u soll në pikën ku Arsim Krasniqi e Shaban Albry u ndoqën veç për posedim të paautorizuar të armëve. 

{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}