Serbia

Serbia duhet ti sjellë bllokadë politike Putinit

Serbia deri më sot ka marrë ultimatum më serioz për Bashkimin Evropian! Autoritetet e Brukselit në Beograd dhanë një afat që deri me  31 dhjetor 2015, të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe harmonizojë plotësisht politikën e saj të jashtme me politikën e BE-së.

Nga Brukseli u tha se në qoftë se Beogradi nuk do të vendosë sanksione ndaj Moskës, atëherë do të ndalen të gjitha negociatat lidhur me çdo ndihmë financiare  që parashihet të i jepet Serbisë.

Brukseli zyrtarë tha se Serbia duhet të harmonizojë politikën e jashtme me BE-në. Kjo do të thotë se në qoftë se Serbia nuk do ti sjell bllokadë politike  regjimit të Putinit, Evropa do të mbyllë  kapitullin e negociatave të mëtejshme. Beogradi e ka bërë të qartë se në këtë rast nuk do të jetë një palë e fondeve të pranimit të parave.