Jahjaga nikoqire e presidentit austriak në Kosovë
Presidenti i Austrisë, Heinz Fischer, këtë javë vizitoi Kosovën pas ftesës së bërë nga homologia e tij, Atifete Jahjaga. Pritja u realizua përmes një ceremonie shtetërore me gardën e nderit të FSK-së, në sheshin “Ibrahim Rugova”. Më tej, Jahjaga dhe Fischer do të dolën në një Konferencë të përbashkët, teksa Presidenti i Austrisë do të takojë gjatë pasdites edhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli.
Gjatë ditës së dytë të qëndrimit të tij, Fischer zhvillojë bisedime me Kryeministrin Isa Mustafa lidhur me pjesëmarrjen e tij në Forumin ekonomik kosovar-austriak.
Në mbyllje, Presidenti austriak dhe Jahjaga vizituan edhe Prizrenin e më konkretisht Kishën Katolike dhe Xhaminë e Sinan Pashës, që ndodhen në këtë qytet. Nikoqirë të këtij takimi ishin Ipeshkvi i Republikës së Kosovës ztr. Dode Gjergji, Myftiu i Republikes se Kosoves, ztr. Naim ef. Terrnava, kryeimami i KBI-Prizre Ali ef. Vezaj etj.