Mësuesi palestinez përkthen Kuranin në hebraisht
Një mësues palestinez ka përkthye Kur'anin e Shenjtë në gjuhën hebraike.
Sipas Al-Jazeera, Subhi Adavi, i cili ka bërë përkthimin e Kur’anit, jeton në qytetin Nassira në Palestinën e pushtuar.
Përkthimi është bërë nën mbikëqyrjen e Zejd el-Ais, drejtor i Studimeve Kur'anore në Aman, Jordani.
Ai thotë se përkthimin e bëri për rreth 1.000 ditë, i cili synon për të prezantuar librin e shenjtë të Islamit tek hebrenjt.
Sipas Zejd el-Ais, përkthimi në hebraisht me saktësi përcjell mesazhet e Kur’anit.
Ka pasur përkthime të mëparshme në hebraisht të Kur'anit, por Subhi Adavi thotë se ato janë të ndikuar nga gjuha e Teuratit.
Ai thotë se ka marrë shumë mesazhe nga hebrenjt dhe arabët të cilët e kanë uruar për përkthimi e tij.
Burimi: IQNA News :