Tre milionë visitorë marrin pjesë në ceremoninë e zisë për martirizimin e Imam Husejnit (a.s.)
Në Xhaminë e Shenjtë të Imam Hussejnit (a.s.) në Qerbela, Irak, sipas Kujdestarisë së Xhamisë morrën pjesë rreth tre milion visitorë musliman shiitë në një ceremoni të veçantë për të shënuar përvjetorin e martirizimit të Imam Hussejnit (a.s.)
Sipas Kujdestarisë së Xhamisë së Imam Hussejnit, Ceremonia e zisë të këtij viti u zhvillua me pjesëmarrjen masive të visitorëve të devotshëm.
Gjatë ceremonisë së ditës së shtunë, duke shënuar Ditën e Ashures, vizitorët marshuan nga rrethi Quntara Islam jashtë Qerbelasë deri në Xhaminë e Shenjtë të Hazreti Abbasit (a.s.) dhe pastaj në Xhaminë e Shenjtë të Imam të Imam Hussejnit (a.s.).
Ngjarja u zhvillua pas namazit të mesditës nën masa të forta sigurie, tha Kujdestaria e Xhamisë.
Ashureja, e cila shënon përvjetorin e martirizimit të Imam Hussejnit (a.s.) dhe 72 shokëve të tij, në Betejën e Qerbelasë, muslimanët shia në të gjithë botën mbajnë ceremonitë dhe procesionet e zisë për këtë ngjarje.
Martirizimi i Imam Hussejnit (a.s.) është konsideruar nga muslimanët shiitë si një simbol i luftës kundër padrejtësisë dhe nevojën për të ruajtur pastërtinë e Islamit.
Burimi: IQNA News