UNESCO regjistron dy vepra letrare persiane
UNESCO (( Organizata
për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara), ka regjistruar dy vepra letrare iraniane në
Kujtesën e saj të Programit Botëror.
Koleksionet e poetit të famshëm persian Sa'adiut dhe të gjeografit persian Ebu Is'hak Estakhri, “Masalik
el-Mamalik” (Traditat e Vendeve), janë regjistruar gjatë takimit 12-të të
Komitetit Këshillues Ndërkombëtar të UNESCO-s të mbajtur në Abu Dhabi në fillim
të këtij muaji.
Libri i Ebu Is’hak Estakhriut u regjistrua bashkërisht nga Irani dhe Gjermania,
sepse versioni persian është mbajtur në Bibliotekën Kombëtare të Iranit, ndërsa
versioni arabisht është vendosur në një bibliotekë në Gjermani.
Ebu Is'hak Estakhri ishte një gjeograf
persian dhe hartograf i shekullit të X-të , i cili i pari shënoi të dhënat
rreth ernave, stuhive. Libri i tij Traditat e Vendeve ,
gjithashtu, është përkthyer në gjermanisht.
Vepra e Sa'adiut 'Kulliyat
është përmbledhja e plotë e veprave të poetit të madh persian, i cili
shpesh është referuar si Mjeshtër i prozës dhe poezisë në letërsinë persiane.
Ai është më i njohur për librat e tij 'Bustani' dhe 'Gjulistani', si dhe një
numër i vargjeve mjeshtërore ku portretizohet përvoja njerëzore. Andre
du Ryer ishte evropiani i parë që prezantoi Sa'adin në Perëndim me anë të një
përkthimi të pjesshëm në gjuhën frenge të 'Gulistanit ' në vitin 1634.
Sa'adiu është i njohur në mbarë
botën për një nga aforizmat e tij, e cila zbukuron hyrjen në Ndërtesën e
Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
Nëntë vepra iraniane kanë qenë deri tani të regjistruara në Kujtesën e
Programit Botëror të UNESCO-s, duke përfshirë edhe një koleksion të hartave përzgjedhura
të Iranit në Epokën Kaxhar dhe përmbledhjen e veprave të poetit persian të
shekullit të XII-të Nizami Ganxhavi.
Burimi: IQNA News