Amerike

SHBA-të duan marrëveshje me Iranin dhe Rusinë

Agjencitë e lajmeve transmetojnë se zyrtarët amerikan dhe arab kanë treguar se Shtëpia e Bardhë është për bashkëpunimin me Teheranin dhe Moskën lidhur me çështjen e Sirisë, dhe se bashkëpunimi mund të kontribuojë edhe zgjidhjes së çështjeve tjera në zonat e luftës në Lindjen e Afërt. Gazeta amerikane Wall Street Journal dje ka publikuar raportin në të cilin vie gjer te kthesa politike pasi që Obama ka deklaruar s trupat ushtarake amerikane më pak do të përfshihen në ngjarjet në Lindjen e Afërt. Mediat amerikane theksojnë se Rusia mund të shfrytëzojë koalicionin me Irakun, Iranin dhe Sirinë si armë kundër SHBA-ve dhe ashtu të përforcojnë pozitën e vet me Sirinë. Koalicioni me Sirinë, Iranin, dhe atë që e befasoi SHBA-në, Irakun, jo vetëm që do të mundësojë Moskës përkrahjen për Bashar al Asadin, por do të mund të ndikojë dhe në zgjidhjen e pasardhësit të tij, kur të vije koha për këtë. Sikurse theksohet, këmbimi i informatave do të përforcojë pozitën e Rusisë në Siri. ”Për here të dytë gjatë këtij muaji, Rusia ka arrit të rris ndikimin e saj politik dhe ushtarak në konfliktin sirian, duke e lënë SHBA-në panik. Kësaj here kjo ka ngjarë me krijimin e koalicionit me shërbimet sekrete iraniane, irakiane dhe siriane”, shkruan në tekstin e New York Timesit. Sikurse ceket, kjo ishte edhe një shenjë se Vlladimir Putini ka taktikë të ndryshme nga administratat e Obamit kur është në pyetje lufta kundër ISIS-it. Veprimet e Rusisë në Siri shqetësojnë administratën e Obamas dhe në një masë të madhe ndikojnë në aksionet e SHBA-ve në Siri. SHBA-të së pari kanë nis iniciativën, me formimin e koalicionit për luftë kundër ISIS-it, pjesëmarrja e Vashingtonit zyrtar në ngjarjet në Siri zgjasin gati pesë vite, me ç’rast ka përkrahur kundërshtarët e Asadit. Kjo edhe mbetet qëllimi primar i SHBA-ve që nga pushteti të largojë Asadin që është pika e madhe e kontestit në marrëdhëniet me Rusinë. Poashtu Vashingtoni do të përkrah grupet kryengritëse, edhe pse plani për Sirinë është shpallur i pasuksesshëm, por vazhdojnë me dërgimin e armëve, për të cilën kryetari rus Putini ka thënë se  është e pakuptimtë dhe ekziston mundësia e madhe që ky armatim të bie në duart e xhihadistëve. Kaosi i vërtet është krijuar me përfshirjen e Rusisë në konflikt, ajo këtë e ka bërë me ftesën e Asadit, dhe përveç qëllimit që ka të  përkrah pushtetin aktual, Moska ka qëllim marrjen e primatit në politikën botërore nga Vashingtoni dhe kthimi i reputacionit të saj.
Wall Street Journal në vazhdim shkruan se pas mbajtjes së takimit katërpalësh në Vjenë, për mënyrat e zgjidhjes së krizës siriane, është e qartë se Irani mund të luaj rol të rëndësishëm në zgjidhjen e krizës në Siri.

Burimi: globalcir