Kulturë

Ajetullah Araki: Vëllazëria Islame, një bekim hyjnor

Sekretari i Përgjithshëm i Forumit Botëror për Afërsinë e Shkollave të Mendimit Islamik  (WFPIST) e përshkroi vëllazërinë Islame si një bekim hyjnor.

Duke folur në një takim me një numër të dijetarëve pakistanez në Islamabad, Ajetullah Muhsin Araki theksoi se është e nevojshme për muslimanët për të ndjekur mësimet e Kur'anit të Shenjtë për vëllazërinë.

Anëtarë të lartë të Këshillit të Solidaritetit Islamik të Pakistanit, duke  përfshirë Abul Haxhër  Zubeir, Lijakat Baluch, dhe Asif Kazi ishin të pranishëm në mbledhje.

Ajetullah Araki theksoi se Forumit Botëror për Afërsinë e Shkollave të Mendimit Islamik  (WFPIST) fton të gjithë muslimanët tek një kthim në Urdhërimet Hyjnore dhe mësimet e Profetit të Shenjtë, Muhammedit (a.s.).

Ai shtoi se Islami është themeluar në dituri, dashuri  dhe bindje ndaj Zotit dhe të Dërguarit të Tij, Muhammedit (a.s.).

Në vende të tjera në fjalën e tij, Ajetullah Araki e përshkroi Pakistanin si një vend i madh musliman që mund të marrë hapa të mëdhenj në rritjen e unitetit dhe të afërsisë në Umetin Musliman.

Ai vazhdoi duke thënë se Forumit Botëror për Afërsinë e Shkollave të Mendimit Islamik  (WFPIST) është i gatshëm të bashkëpunojë me Këshillin e Solidaritetit Islamik të Pakistanit dhe grupe të tjera të Pakistanit në promovimin e unitetit Islamik.

Burimi: IQNA News