Kulturë

Hapet Akademia Islame në Tatarstan

Një akademi islamike u hap në vendin  historik të Trashëgimisë  Botërore të UNESCO-s  dhe Kompleksi Arkeologjik në Republikën Tatarstanit, në Bolghar të Federatës Ruse me qëllim të lartësimit të dijetarëve islam për muslimanët e Rusisë.

Akademia Islame Bolghar u hap nga presidenti i Tatarstanit, Rustam Minnikhanov, Konsulli i Përgjithshëm i Kazan-it, Turhan Dilmaç  i Turqisë, Sekretari për Çështje Fetare i Ambasadës së Turqisë në  Moskë,  Dursun Aygun, Myftiu i  Rusisë dhe kreu i Drejtorisë Shpirtërore Qendrore Muslimane , Talgat Taxhuddin, Kryetari i Këshillit të Myftinisë të Rusisë,  Ravil Gaynutdin, Myftiu i Tataristanit,  Kamil Samigullin dhe udhëheqës të tjerë fetarë ishin të pranishëm në hapjen e Akademi Islame.

 

Akademia do të ofrojë kurse gjashtë-mujore të Kur'anit.

 

Kompleksi Historik dhe Arkeologjik Bolghar shkon drejt restaurimit dhe është përfshirë në vitin e kaluar në Trashigiminë Botërore të UNESCO-s. Akademia e re do të lartësojë shkollarët islamikë jo vetëm për Tatarstanin, por edhe për muslimanët të tjerë të Rusisë, tha Minnikhanov.

Turhan Dilmaç gjithashtu tha se dy pedagogë fetarë janë dërguar nga Turqia për të dhënë kurse të Kur'anit në akademi. Ne jemi të kënaqur me përpjekjet e tyre. Bolghar do të mbetet si një qytet historik, arsimor dhe fetar, tha ai.

Dursun Aygun tha se kurse të këndimit të Kur'anit do të shtrihen dhe do të ofrohen për stafin fetarë në Tatarstan, Bashkortostan dhe pjesë të tjera të Rusisë. Një konferencë ndërkombëtare u organizua me temën Pikëpamjet fetare të muslimanëve rreth koncepteve të kombit, fesë dhe qytetërimit.

Burimi: Daily Sabah