Siria i përgjigjet kërcënimit të Katarit
Pasi që ministri i punëve të jashtme të Katarit ka deklaruar se në rast se do të jetë e nevojshme Katari së bashku me Turqinë dhe Arabinë Saudite do të ndërmarrin intervenimin ushtarak në Siri, zëvendës ministri i punëve të jashtme të Sirisë Fejsal el Mekdad ka thënë se në rast të implementimit të këtij kërcënimi përgjigjja e Sirisë do të jetë e ashpër.
Duke u thirrur në El- Nashre, lajmëron se Fejsal al Mekdad zëvendës ministri i punëve të jashtme të Sirisë ka thënë se në rast të sulmit ushtarak Siria të njëjtën do të konsideroj agresionin dhe ashpër do të përgjigjet asaj. Mekdad në intervistën televizive ka thënë se Siria është copë me yndyrë për Katarin, Turqinë dhe Arabinë Saudite.
Halid bin Muhamed al Atije, ministri i punëve të jashtme të Katarit ka thënë se në rast se krijohen kushtet Katari me Arabinë Saudite dhe Turqinë do të kryejnë intervenimin ushtarak në Siri. Zëvendës ministri i punëve të jashtme të Sirisë ka cek se përfshirja e Katarit, Turqisë dhe Arabisë Saudite në çështjet e brendshme të Sirisë ka qenë e dukshme. Ai më tutje shtoi se Siria do të vazhdojë të luftojë kundër atyre të cilët përkrahin terroristët.
Burimi: globalcir