Kush është ISIS ?
Temë globale është ” Shteti Islamik ” dhe veprimet e saj, merremi me aktet e tyre të përditshme, por shumë pak qytetarë mund të dinë në esencë se si është e organizuar ISIS-i.Në këtë shkrim dëshirojmë që të hedhim dritë mbi organizimin apo organizaten terroriste të quajtur ISIS. Cili eshte qellimi i ISIS-it? ISIS apo “shteti islamik i Irakut dhe Levantit” është një organizim i armatosur që vepron në Irak dhe Siri, organizat e cila për bazë ka ideologjin e quajtur “selefiste” siç kanë dëshirë të identifikohen që në realitet janë vehabist, organizat e cila ka për qëllim kinse ngritjen e një shteti të sheriatit në Irak, Siri, Palestin dhe ne Jordan, kjo organizatë ka shtrirje edhe në Libi në Egjipt dhe në Somali: kjo si strategji e zgjerimit të saj në rajon, po ashtu kjo organizatë ka për qëllim edhe shtrirjen e saj apo gjetjen e perkrahjes edhe brenda në shtetin e Turqisë!
Kur u formua ISIS-i?
Ai i cili vendosi strukturen e parë te ISIS, ai qe i vendosi themelet e para ishte Ebu Muab Ezarkavi që emri i tij i vërtetë ishte Ahmed Fadil i cili kishte prejardhje nga Libani, këto themele u vendosen nga ai ne vitet e 90-ta ne Irak nën emrin e organizates ” Etevhid vel Xhihad”, kjo organizatë ka luajtur nje rol shum të madh ne humbjet e mëdha qe ka pësuar ushtria amerikane pas hyrjes ne Irak në vitin 2003. Kjo organizatë ne vazhdim i’u bashkua Alkaides me në krye Osama bin Ladenin, qe pas sulmeve te medha kunder Alkaides dhe humbjeve të medha qe pësuan ne vitin 2006-2007 me përkrahjen kundër tyre edhe nga fiset e ndryshme atje e detyruan qe te shuhet që pastaj kjo organizatë te shfaqet prap ne vitin 2012 nën emrin “Xhebhetu Nusra” dhe ne muajin shkurt te vitit 2013 u ndan ne dy grupe për shkak te mospajtimeve te brendëshme: xhebhetu Nusra dhe ISIS.
Kush e përkrah ISIS-n ?
Në fillim te vitit 2012 milicia e ISIS hyri në Siri duke luftuar kunder Beshar Esedit edhe me përkrahjen e kundërshtarëve te Esedit, pastaj filluan te qëndrojn mirë dhe të stacionohen ne qytete të irakut te pasura me ujë naftë dhe me tregti kufitare, ISIS pati sukses të madh sidomos nga tregëtia kufitare sidomos tregëtia me naftë në kufijt e Turqisë që ka bërë te mundur qe te gjithë ata qe kanë ikur nga grupet e ndryshme teroriste të afrohen rreth tyre per shkak te mundësive te mëdha per pagesa te majme, pastaj u drejtuan në disa qytete të Irakut dhe Sirisë ku kishte synim te bëjë radikalizim te mjedisit duke organizuar vrasje te udheheqëve Sunni që ishin liberal dhe tolerant, ISIS rrëmbeu disa deputet Shiit të cilët i denoi me vdekje dhe vrasje kinse për shkak te dhunes kundër suunive qe kanë berë e kjo gjë rezultoi që ISIS të fitoj përkrahje në Irak përkunder qeverisë shiite!
Kush janë udhëheqesit e ISIS-it ?
Në një video te shpërndarë në vitin 2006 Ebu Musab Ezarkavi njofton themelimin e “Mexhlis Shura Elmuxhahidiin” dhe me 7 qershor po të këtij viti ushtria amerikane e vret Ebu Musab Ezarkavin të cilin e pason Ebu Hamza Elmuhaxhir. Me fillimin e luftimeve në Siri Ebu Hamza dhe Ebu Beker Elbagdadi transferohen si udhëheqes ne Siri, pastaj Elbagdadi shkarkohet nga detyra gjë të cilen nuk e pranoi dhe bëri qe Elbagdadit t’i bashkohen disa perkrahes te Zavahirit te AlKaides dhe në shkurt te vitit 2013 AlKaida njofton se nuk e njeh këtë organizatë te quajtur ISIS te udhëhequr nga ElBagdadi te cilit i bëjnë thirrje të largohet nga Siria dhe se përfaqësuesi i AlKaides ne Siri është Xhebhetu Nusra ku në mes këtyre dy organizatave janë zhvilluar edhe luftime te ashpra.
Cilat vende i sundon ISIS në Siri ?
ISIS ka nën sundim pjesën lindore te Halepit ne Siri dhe qytetin ErRika qytet i pasur me naftë dhe po ashtu qytetin Diir EzZur ne afërsi me kufirin me Irakun. Ndërsa ne Irak ka nën sundim Mosulin, Falluxhan dhe qytetin ErRemadii. Ndërsa ne kufirin me Turqinë nuk ka ndonje hapësirë të madhe qytetesh perveç qytetit Xherablis, këto qytete dhe pjesë që i cekem janë pjesët me të pasura me ujë dhe me naftë ne terë lindjen e mesme.
Cila është forca e ISIS-it ?
Mendohet se fuqia ushtarake e ISIS ka nga tridhjetë deri në katerdhjetëmijë ushtarë, në disa raporte thuhet se mbi dhjetëmijë ushtarë të ISIS janë nga jashtë Siris dhe Irakut. ISIS në shkollat e Irakut dhe Sirisë obligon te mësohet xhihadizmi dhe sulmet vetvrasëse, dhe kështu në dy keto shtete ka ushtarë të gatshem vetvrases, po ashtu ka ushtarë femijë duke filluar edhe nga mosha 10 vjeqare!!! Sa eshte numri i luftëtarve turk ne Isis ? ISIS-it dhe organizatave e grupeve të ndryshme terroriste ne Siri dhe Irak i’u kanë bashkuar më shumë se gjashtëmijë luftetarë turk, luftëtaret turk zakonisht janë si ndihmës të udheheqëve te AlKaides dhe ISIS-it dhe jo si luftëtar te drejtpërdrejtë ne front dhe zakonisht në vijat kufitare me Turqinë, shumë familje turke nuk tregojnë se fëmijët e tyre i janë bashkuar organizatave teroriste per shkak qe të mos regjistrohen si familje terroriste, ISIS ka bërë të mundur fitime miliona dollarëshe nga nafta, pambuku dhe tregtia kufitare me Turqinë, ISIS ka mundur që të futë në Turqi shumë luftëtar të vet dhe që organet e sigurisë nuk kanë qasje aspak në organizimet e tyre. A ka bashkpunim në mes ISIS dhe Regjimit Sirian ? Kundershtarët e regjimit sirian akuzojnë regjimin sirian se bashkpunon me ISIS me qëllim te dështimit të revolucionit sirian, dhe se regjimi sirian gjithëherë sulmon me shperthime vetem anët ku gjenden kundërshtarët e regjimit sirian e që nuk janë nga ISIS, po ashtu ISIS-i naftën e nxjerrur nga qyteti ErRika ia shet regjimit sirian te Beshar Esedit.
Burimi: Gazete İmpakt