Franca

Le Pen do të gjykohet për shkak nxitjes së urrejtjes fetare dhe racore

Marine Le Pen  është udhëheqësja ekstremit të djathtë në Francë, akuzohet për shkak nxitje të urrejtjes racore dhe do të gjykohet në qytetin Lion. Parlamenti Evropian i ka hequr imunitetin e deputetes Le Penit në vitin 2013, duke i hapur rrugën ndjekjes penale të saj.

Akuzat datojnë nga viti 2010, kur Le Pen ka thënë se falja e myslimanëve në rrugët e Francës është e ngjashme me pushtimin nazist të vendit në Luftën e Dytë Botërore.

Le Pen, partia e së cilës (Fronti Kombëtar) është e njohur për qëndrimin kundër imigracionit, e mbron Le Pen si dhe vetë ajo i ka mbrojtur komentet e veta. Mirëpo nëse shpallet fajtore, ajo përballet me një vit burgim dhe me gjobë prej 51,000 dollarësh.

Franca ka ndaluar faljen në rrugë në vitin 2011 për shkak të protestave në rritje të ekstremit të djathtë. Myslimanët përbëjnë gati 10 përqindëshin e popullsisë së Francës prej 66 milionë banorësh.