Suudi Arabie

Ironia e Arabisë Saudite- Refugjatë nuk pranon 200 xhami ndërton

Derisa shteteve evropiane po u mbahet leksion nga disa vende të tjera për dështimin e tyre në strehimin e refugjatëve, Arabia Saudite e cila deri më tani nuk ka marrë as edhe një emigrantë të vetëm, ka më shumë se 100 mijë tenda me klimë të cilat mund të strehojnë deri në 4 milion njerëz.

 

Në qytetin e Minas, janë afro 20 kilometra katror të një lugine e cila përdoret vetëm për 5 ditë në vit gjatë kohës pelegrinazhit të Haxhit.

Këto tenda mund të pranojnë afro 4 milion njerëz. Ironia pastaj qëndron në faktin se edhe pse nuk ka pranuar as edhe një azilantë, Arabia Saudite ka ofruar që të ndërtoj 200 xhami në Gjermani për emigrantët mysliman.

Umrah të cilën e bëjnë myslimanët në Mekë gjatë kohës së Haxhit kuptimin e saj e ka strehimin e të gjithë myslimanëve nën një vëllazëri.

Ky qytet mund të përdoret për pritjen e vëllezërve mysliman nga Siria që t’i mbroj nga ISIS-i por kjo nuk po ndodhë. Këtë të mirë duhet të bëjnë shtet e zhvilluara evropiane të cilat nuk ndajnë as fenë, as kulturën me popullin sirian.