Amerike

SHBA-të dërguan avionët luftarak A-10 në Turqi

Ushtria amerikane ka dërguar 12 avion luftarak A-10 në bazën ajrore Inxhirlik në jug të Turqisë, si përforcim në luftë kundër ISIS-it, ka deklaruar të martën zyrtari amerikan. Këta avion janë të destinuar posaçërisht për shkatërrimin e tanksave, mjeteve blinduese dhe caqeve tjera në tokë, janë dërguar gjatë vikendit dhe do të marrin pjesë në luftë kundër ISIS-it, ka shtuar për AFP ky zyrtar i cili ka mbet anonim.

“Avionët A-10 do të përforcojnë kapacitetet e koalicionit në krye me SHBA-të e cila o lufton kundër xhihadistëve të ISIS-it në Irak dhe Siri”, shtoi ai. Avionët A-10 janë të njohur me emrin”Warthog”, posaçërisht janë konstruktuar për përkrahjen ajrore nga afërsia dhe mund të sulmojnë mjetet blinduese. Fluturojnë në lartësitë e ulëta dhe janë më të ngadalshëm se avionët F-16 dhe për këtë shkak janë të ekspozuar më shumë veprimit armiqësor.

“Këta avionët mund të shfrytëzohen edhe si përkrahje grupeve kryengritëse të cilët luftojnë kundër ISIS-it në veri të Sirisë, po ashtu edhe grupit të quajtur koalicioni arab sirian të cilëve ushtria amerikane javën e kaluar me parashuta i ka furnizuar me armatim”, shtoi ky burim. 12 avion do të jetë përforcim forcave ajrore të koalicionit ndërkombëtar tri javë pasi që Rusia nisi kampanjën e vet të bombardimeve në Siri.

“SHBA-të dhe Rusia janë shumë afër nënshkrimit të marrëveshjes për pengimin e ballafaqimeve eventuale të forcave ajrore të ndryshme në hapësirën ajrore siriane”, ka kumtuar Pentagoni. Turqia në korrik ka lejuar avionëve amerikan të fluturojnë nga baza e saj ushtarake Inxhirlik me qëllim të sulmeve ajrore kundër ISIS-it.

Burimi: Al Jazeera