Ajetullah Sejjid Ali Hamanei

Udhëheqësi Suprem Iranian Shprehu Se Bisedimet me Sh.B.A.-në Janë Tabu!

“Sipas të përditshmes libaneze “Al Manar” (Shkëlqimi) në ditën e djeshme, i Madhi Ajetullah Sejjid Ali Hamenei, udhëheqësi suprem i Revolucionit Islam Iranian shprehu se, bisedimet me Sh.B.A.-në janë tabu!”

“Gjatë takimit të madh, të zhvilluar ditën e djeshme, në të cilin morën pjesë komandantë të lartë dhe ushtarakë, të Flotës së Trupave Mbrojtëse të Revolucionit Islam Iranian, udhëheqësi suprem citoi: “Bisedimet me Sh.B.A.-në janë të ndaluara, si pasojë e dëmeve të mëdha, që do t’i shkaktohen dhe si pasojë e të dobive të mëdha që do t’i privohen Republikës Islame Iraniane”.

“Udhëheqësi suprem sqaroi: “Ne kemi një arsye të fortë, mbi të cilën këmbëngulim kundër bisedimeve me shtetin amerikan. Ky i fundit synon me çdo kusht, hapjen e rrugës së infiltrimit të tij dhe detyrimin e pranimit të kësaj rruge, të Republikës Islame Iraniane”.

“Ajetullah Sejjid Ali Hamenei nënvizoi: “Gjatë bisedimeve mbi programin bërthamor iranian, qeveria amerikane, kreu një sërë lëvizjesh dhe orvatjesh, me synimin e infiltrimit, mbi Republikën Islame Iraniane”.

“Shkëlqesia e tij shpjegoi: “Falenderimi i takon Allahut (xh.sh.) i cili mundësoi që pala iraniane, të tregonte zgjuarsi, megjithatë pala amerikane ia doli mbanë të kryente, një lëvizje dinake kundër përfitimeve tona kombëtare”.

“Numri një i Republikës Islame Iraniane kumtoi: “Bisedimet me Sh.B.A.-në janë të ndaluara rreptësisht, sepse ata sjellin shumë ligësi dhe aspak mirësi, për Republikën Islame Iraniane”.

“Udhëheqësi suprem iranian shtoi: “Kjo gjendje është e ndryshueshme, fjala vjen nga qeveria e një shteti serioz, i cili kërkon në të vërtetë, të ulet në tryezën e bisedimeve me ne (por jo shteti amerikan)”.

“Ajetullah Sejjid Ali Hamenei theksoi: “Problemi i ditëve të sotme, i cili me ndikimin e tij ka përfshirë shtetin, rrjedh nga keqkuptimi ose bërja e një syri të verëber dhe një veshi të shurdhër, i disa njerëzve të luhatshëm, të cilët nuk zotërojnë aftësitë e duhura intelektuale, për të kuptuar gjendjen ashtu siçështë”.

“Shkëleqsia e tij vijoi: “Por lërmëni t’iu sqaroj se këta janë njerëz, janë të paktë në numër, krahasuar me valët e mëdha të njerëzve revolucionarë. Ndryshimi është se këta njerëz të paktë, janë aktivë, sepse shkruajnë dhe vazhdimisht orvaten, që të kryejnë vepra të liga dhe të shëmtuara, me ndihmën e armiqve të fesë islame, në dëm të Republikës Islame Iraniane”.

“Numri një i Republikës Islame Iraniane citoi: “Në gjendjen dhe në rrethanat e tanishme, armiqtë e fesë islame, po orvaten që të ndryshojnë qëndrimet e zyrtarëve të lartë dhe të mbjellin dyshime mbi besimin e patundur fetar të kombit fisnik dhe trim iranian”.

“Ajetullah Sejjid Ali Hamenei e mbylli fjalimin e tij duke thënë: “Po e këshilloj rininë iraniane, që të qëndrojë gjithmonë e matur dhe e zgjuar, ndaj çdo rreziku. Unë jam tërësisht i qetë sepse kujdesi dhe siguria e universiteteve dhe e Trupave Kombëtare Iraniane është në nivelet maksimale”.

Burimi: Al Manar