İran

Kryetarja e Kroacisë ngushllon Iranin për vdekjen e haxhinjve

Kryetarja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç  Shpreh ngushllime për haxhinjt e Iranit
Kryetarja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç Shpreh ngushllime për haxhinjt e Iranit

Kryetarja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç i dërgoi një mesazh ngushëllimi, duke shprehur keqardhjen e thellë për vdekjen e qindra haxhinjve iranianë gjatë një rrëmuje të kohëve të fundit në Mina, pranë Mekës, në Arabinë Saudite.

Në mesazh, i cili u përcolli në Ambasadën e Republikën Islamike të Iranit në Zagreb, Kolinda Grabar-Kitaroviç  shprehu ngushëllimet ndaj qeverisë dhe popullit të Iranit për ngjarjen ngjarjen tragjike.

Të paktën 465 shtetas iranianë ishin në mesin e atyre që humbën jetën në rrëmujën që ndodhi në  Mina më 24 shtator 2015.

Arabia Saudite pohon se afër 770 persona kanë vdekur në rrëmujë, por zyrtarët e Organizatës së Haxhit të Iranit thonë se rreth 4.700 haxhinj, duke përfshirë 464 iranianët, vdiqën në tragjedinë që ndodhi në Mina.

Incidenti erdhi gati dy javë pasi dhjetëra haxhinj vdiqën në një tjetër ngjarje tragjike në Mekë.

Më 11 shtator 2015, një vinç masiv ndërtimi u rrëzua në Xhaminë e Madhe të Mekes  nga një stuhi, duke mbytur të paktën 107 njerëz, duke përfshirë 11 iranianët, dhe duke plagosur 201 të tjerë.

Autoritetet saudite janë kritikuar shumë për paaftësinë e tyre për të siguruar  mijëra haxhinj që tubohen çdo vit në Meke për të kryer obligimin e Haxhit. 

Burimi: IQNA News