Organizata e të Drejtave të Njeriut: Tragjedia e Minas, krimi më i rëndë kundër njerëzimit në epokën aktuale
Organizata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut e ka përshkruar tragjedinë në Mina si krimin më të rendë në epokën aktuale.
Agjencia e Lajmeve Reuters njoftoi të premtën se sekretaria e Organizatës për të Drejtat e Njeriut me anë të një deklarate, deklaroi se me dëshmi të forta dhe të qartë është vërtetuar se tragjedia e hidhur e haxhinjve në Mina të Arabisë Saudite nuk ishte përcaktim Hyjnor, por ajo ishte një krim i tmerrshëm dhe i turpshëm kundër njerëzimit.
Në vazhdim të kësaj deklarate thuhet:
“Kjo tragjedi bëhet edhe më madhe kur merret parasysh fakti se një krim i tillë është kryer kundër haxhinjve dhe vizitorëve të “Shtëpisë së Zotit” në Masxhidul-Haram dhe në muajt që ndalohet derdhja e gjakut”.
Në vazhdim të kësaj deklarate gjithashtu thuhet se çështja e personave të zhdukur në këtë tragjedi është shumë e habitshme për arsye se nuk ka ndodhur ndonjë termet ose përmbytje që njerëzit të kenë mbetur nën gërmadha, prandaj duhet pyetur se ku u zhduken këta qindra persona?!
Burimi: IRIB