Kryeministri i Irakut, Hajder al-Abadi: Nga bashkëpunimi irakian-sirian-rus-iranian në luftën kundër terrorizmit përfitojnë të gjithë në katër shtete
Kryeministri irakian Hajder al-Abadi, tha se bashkëpunimi i Irakut me Rusinë, Sirinë, Iranin në fushën e kundër-terrorizmit është në dobi të katër shteteve, dhe se të katër anët janë duke shkëmbyer të dhëna rreth sigurisë dhe të inteligjencës.
Në një konferencë për shtyp të mbajtur në Bagdad të shtunën, Hajder al-Abadi theksoi domosdoshmërinë e eliminimit ISIS-it dhe të terroristëve të tjerë dhe gjetjen e një zgjidhje politike për krizën në Siri.
Ai kritikoi gjithashtu programin e Shteteve të Bashkuara për armatimin dhe pajisjen e atyre që ai i referohet si opozitë e moderuar në Siri dhe ndarjen e 500 milionë dollarëve për këtë, duke vënë në dukje se fakti është që ata individë i dorëzua armët dhe pajisjet e tyre tek militantët e Xhebhat al-Nusra, kjo dëshmon se pikëpamja e Irakut është e drejt, i cili thotë se terroristët përfitojnë nga këto fonde, duke shtuar se dërgimi i fondeve dhe sigurimin e më shumë armëve dhe trajnime e rritë shkatërrim në Siri.
Kryeministri i Irakut, Hajder Al-Abadi gjithashtu mohoi se forcat luftarake të huaja janë aktive në terren në Irak, përveç një numri shumë të vogël të konsulentëve dhe personelit trajnues, duke shtuar se nuk ka asnjë marrëveshje që të ketë forca tokësore të huaja në Irak në të ardhmen.
Burimi: SANA