Kosova

Presidentja e Kosovës flet në Tv alxhazira

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, gjatë vizitës së saj në New York, në kuadër të aktiviteteve me rastin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, mori pjesë edhe në hapjen e takimit vjetor të Clinton Global Initiative.

Presidentja e Republikës së Kosovës znj. Jahjaga me një qëndrim shumë dinjitoz dhe një gjuhë angleze shumë të rrjedhshme, publikut i  ofron opinionin e saj lidhur me  temën e refugjatëve , që është një temë e cila i përket të gjitha vendeve evropiane, dhe politikave demokratike.

Intervista e plotë nga presidentja

 

Intevistuesi:Kur e shikoni se çfarë po ndodh ne Siri, rrjedhën e refugjateve, të ashtuquajturi refugjatë duke përfshirë edhe shtetin tuaj Kosovën, a janë ata emigrant apo refugjatë ?

Jahjaga: Pra, Aburrahim faleminderit për ftesën për të diskutuar lidhur me temën e refugjateve e cila duhet adresuar Shteteve, Institucioneve apo edhe politikaneve. Gjatë këtyre javëve në Evropën  jug-lindore, apo në disa shtete të  Evropës jug-lindore janë bërë korridore ( rrugë)  e mijëra refugjatëve nga Siria me qëllim që të arrijnë në shtetet Perëndimore të Evropës. E gjithë kjo inicioi debat në disa shtete jo vetëm ne regjionin tone por edhe ne Europë, për akomodimin e tyre, për resurset ne dispozicion për ti shpëtuar ata, se  si disa nga shtetet nuk po munden të bashkëpunojnë me këtë rrjedhë të emigrantëve dhe normalisht çështja e refugjatëve është bërë çështje politike e brendshme migrimi në disa shtete.

Çka unë realisht dua ta nxjerrë në pah është se pse ne disa kryeqytete kam parë një debat të ashpër për refugjatet, dhe në të njëjtën kohë në disa kryeqytete shohim një trajtim të turpshëm ndaj refugjatëve dhe në të njëjtën kohë ne shohim disa figura kryesore për shembull kancelaria gjermane Merkel e cila i përqafon refugjatet,  ne të njëjtën kohë ne shohim solidaritet ne qytetaret e gjithë Evropës të cilët vullnetarisht mbledhin ushqim, rroba, apo për të gjetur një strehim për njerëzit të cilët janë shtyrë nga dera e tyre.

Intervistuesi:Tani ju përmendët Angela Merkel dhe ju thatë që ajo i morri refugjatet nga Siria, marrja e refugjateve nënkupton që ajo aktualisht nuk po i merr refugjatet ajo po merr atë çfarë asaj i duket si një mundësi ekonomike për Gjermaninë,  njerëz me iniciativë që vijnë nga Siria dhe është duke i degraduar ata, duke i thirrur refugjate, këta janë imigrantë që ajo donë që ta ndërtojnë Gjermaninë në të njëjtën mënyrë si imigrantët që shkojnë për ta ndërtuar një shtet si për shembull Shtetet e Bashkuara

Jahjaga:Unë nuk do të mbështetesha në këtë interpretim unë do të shkoja te debati i madh në mes të shteteve regjional edhe në mes të shteteve evropiane. Ne kemi parë përsëri solidaritet të pashembullt, jo vetëm nga qytetaret e të gjithë Evropës me të cilën nuk i referohem Hungarisë e cila është rast  totalisht  i ndryshëm,  por unë jam duke iu referuar shumicën e shteteve duke përfshirë shembullin e shtetit tim, ne të cilin  sapo dolëm nga lufta e tmerrshme,  16 vjet më parë e cila na la pasojat të tmerrshme, dhe vetëm 16 vjet me pare nga regjimi i Serbisë për qëllimin e spastrimit etnik dhe për qëllimin e gjenocidit e cila i bëri që më shumë se 1 milion njerëz te dalin nga shteti i tyre për shkak të spastrimit etnik,  dhe ku kishim te shkonim ne ? Te trokisnim ne dyert e shteteve fqinje dhe pastaj mundësitë u bene me shtetet e Evropiane dhe poashtu këtu në Shtetet e Bashkuara kemi këtu qytetare kosovare te cilët ishin refugjate. Ne kemi pare shumicën e kryeministrave në shumicën e kryeqyteteve evropiane të cilët kanë ofruar shtëpitë e tyre personale që ti mikpresin refugjatet. Refugjatet janë njerëzit të cilët nuk duan t’i lënë shtëpitë
e tyre,  ata janë bërë për të jetuar në shtëpitë e tyre dhe nuk ka asnjë vend si shtëpia, ata duan të kthehen në shtëpite e tyre.