Rusia

Rusia refuzoi kërkesën për ndaljen e sulmeve në Siri

Federata ruse vetëm disa orë pas kumtesës së kërkesë së grupit të vendeve të cilët gjer tani kanë përkrahur grupin terrorist ISIS-in për ndërprerjen e sulmeve ajrore në pozitat e terroristëve në Siri,  ka theksuar që nga e premtja kanë nis sulmet më të fuqishme në të gjitha pozitat, qendrat dhe depot e armatimeve dhe se sulmet do të fuqizohen edhe më tepër. Gjenerali Igor Kunashenkov zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Federatës Ruse ka deklaruar qëndrimet e reja të vendit të vet, për fuqizimin dhe zgjerimin e sulmeve ajrore në pozitat e pjesëtarëve të ISIS-it në Siri, që më tutje shtoi se shtatë vendet të cilët përkrahnin ISIS-in kanë dhënë deklaratë të përbashkët të cilët nën pretekstin e ndërprerjes së sulmeve në pozitat civile dhe vuajtjes së civilëve në Siri, duan ndërprerjen e sulmeve ajrore ruse.
Ky zyrtar i lartë ushtarak ka thënë se në vazhdim të sulmeve ajrore në pozitat e rëndësishme të terroristëve të ISIS-it në Siri do të shfrytëzohen edhe bombarduesit gjuajtës Suhoj-34 të cilët posedojnë karakteristikat e veçanta luftarake dhe manovruese sikur shënjestrimi i caqeve në distancë gjer në 250 kilometra, fluturim të ultë dhe operacionaliteti në të gjitha kushtet atmosferike. Zëdhënësi i ministrisë ruse mbrojtëse ka thënë se përdorimi i aeroplanëve gjuajtës Suhoj-34 mundëson goditje precize të të gjitha caqeve të ISIS-it në tërë territorin e Sirisë. Këta aeroplan do të sulmojnë nga lartësia prej 5000 metrash dhe ka shtuar:” Në këtë mënyrë jemi në gjendje të shkatërrojmë kapacitetet e ISIS-it në cili do vend të Sirisë, posaçërisht bazat ushtarake dhe qendrat stërvitëse në periferi të Rakës”.
Shtatë shtete të cilët gjer tani aktivisht kanë përkrahur grupin e ISIS-it në veprimin e tij kundër popullit sirian dhe pushtetit aktual të Bashar al Asadit, dje kanë dhënë kumtesë të përbashkët në të cilin kërkojnë ndërprerjen e sulmeve ajrore ruse në pozitat e ISIS-it në Siri. Në kumtesën të cilët kanë nënshkruar Franca, Gjermania, Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Arabia Saudite, Turqia dhe Katari, nga Rusia kërkohet të ndërpresë sulmet ajrore në pozitat e ISIS-it në Siri.

Burimi: irib.ir