İran

Kryetari i Mexhlisit (Kuvendit) Ali Larixhani: Menaxhimi Saudit i Haxhit është i dobët, qeveria Saudite detyrohet të jenë e përgjegjshme

Kryetari i Mexhlisit (Kuvendit)  të Iranit, Ali Larixhani dhe Ajetullahu i madh,  Naser Makarem Shirazi
Kryetari i Mexhlisit (Kuvendit) të Iranit, Ali Larixhani dhe Ajetullahu i madh, Naser Makarem Shirazi

Kryetari i Mexhlisit (Kuvendit) të Iranit, Ali Larixhani tha të premten se presionet e Iranit detyruan qeverinë saudite të bashkëpunojnë dhe të jenë të përgjegjshëm në lidhje me tragjedinë  gjatë Haxhit, më 24 shtator 2015.

Duke folur me Ajetullahun e madh,  Naser Makarem Shirazi, të premten, Ali Larixhani tha:

Qeveria saudite, e cila nuk ka qenë e përgjegjshme në lidhje me statusin e haxhinjve gjatë Haxhit dhe ndaj  viktimave, duhej të bashkëpunon dhe të jenë e përgjegjshme.

Ai tha se megjithatë, Arabia Saudite nuk është seriozisht duke bashkëpunuar në lidhje me transferimin e trupave të haxhinjve të vdekur gjatë  Haxhit. Megjithatë, thelbi i detyrës, përkatësisht dorëzimi i trupave të viktimave, ende nuk është plotësuar.

Ai vazhdoi duke thënë se në bazë të statistikave, në mes 7.000 dhe 8.000 persona kanë humbur jetën në fatkeqësinë në  Mina dhe qeveria saudite ka varrosur trupat e rreth 800 të haxhinjve, kryesisht afrikanë, në territorin e vet.

Kryetari i Kuvendit, Ali Larixhani tha se këto ngjarje kanë ndodhur gjatë haxhit për shumë vite, duke dëshmuar se menagjimi Saudit i Haxhit është i dobët.

Burimi: IRNA