Përurohet Xhamia e Imam Aliut në Kopenhagë, Danimarkë
Një xhami e re u përurua në Kopenhagë, kryeqytetin e Danimarkës, me një ceremoni të enjten, më 1 tetor 2015.
E quajtur Xhamia e Imam Aliut, xhamia është vendi më i madh i adhurimit për muslimanët shiitë në këtë shtet evropian, raportoi TRT.
Një numër i madh i muslimanëve, duke përfshirë autoritete fetare, dijetarë dhe përfaqësues të një numri të vendeve muslimane, ishin të pranishëm në ceremonin e përurimit, ku gjithashtu u shënua e festa e Fitër-Gadir, Gadir Hum.
Festa e Gadir Humit është ndër festat më të rëndësishme dhe më të gëzuara të muslimanëve shiitë e cila mbahet me 18-të Dhul-Hixhxhe, kur Pejgamberi, Muhammedi(a.s.) e ka emëruar Ali ibn Ebu Talibin (a.s.) si pasuesin e tij.
Duke iu drejtuar kësaj ngjarje, autoriteti fetar musliman shia, Shejh Nassar theksoi se një xhami nuk është vetëm një vend i adhurimit, por edhe një vend ku mësohet dhembshuria, bashkëjetesa dhe respekti për njëri-tjetrin.
Xhamia e Kopenhagës është ndërtuar në një ngastër prej 2.100 metra katror me anë të donacioneve nga muslimanët dhe kontributet nga Instituti Imam Ali, si dhe zyra e Ajatollahut të madh, Ali al-Sistani.
Xhamia ka një kybe, minaren dhe në xhami mund të falen rreth 1.500 besimtarë.
Ditën e xhuma, u falë namazi për herë të parë nën udhëheqjen e Huxhet ul Islam Sejjid Murteza Kashmiri, përfaqësues i Ajetullah al-Sistanit në Evropë.
Islami është feja më e madhe ndër pakicat fetare në Danimarkë. Rreth 300.000 muslimanë jetojnë në këtë shtet, që përbëjnë rreth 5 për qind të popullsisë së përgjithshme.
Burimi: IQNA News