Siria

Ministri i Jashtëm i Sirisë: Izraeli armatos terroristët e ISIS-it

Ministri i Jashtëm i Sirisë, Valid al-Muallem mbanë fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në New York, SHBA
Ministri i Jashtëm i Sirisë, Valid al-Muallem mbanë fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në New York, SHBA

Ministri i Jashtëm i Sirisë, Valid al-Muallem thotë se Izraeli po armatos terroristët tekfiristë në Siri dhe trajton militantët e plagosur në spitale e tij.  

Në një fjalim në sesionin e 70-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork të premten, Valid al-Muallem  e përshkruar Sirinë si një shtet të fuqishëm, duke shtuar se ushtria siriane është duke bërë shumë sakrifica për të pastruar vendin nga terrorizmi.

Valid al-Muallem theksoi vendosmërinë e sirianëve në luftën kundër terrorizmit, duke thënë se forcat e armatosura të Sirisë janë të afta të spastrojnë  vendin nga grupet terroriste tekfiriste.

Diplomati i lartë sirian theksoi rëndësinë e betejës kundër terrorizmit si një përparësi kryesore për qeverinë siriane, duke paralajmëruar rritjen e  aktivitetet terroriste nga grupet militante tekfiriste, si Daesh dhe al-Nusra, në Lindjen e Mesme.

Ai gjithashtu kritikoi mbështetjen e huaj për grupe të tilla ekstremiste, të cilat kërkojnë të zgjerojnë veprimet e tyre të dhunës përtej këtij rajoni të trazuar.

Duke iu referuar sulmeve ajrore të kryera nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër pozicioneve supozuar të Daesh-it, duke thënë se sulmet e tilla janë të padobishme nëse ato nuk janë të koordinuara me qeverinë në Damask.

Valid al-Muallem tha se një dialog kombëtar sirian është e vetmja mënyrë për të dalë nga kriza e përkrahur nga të huajt, që rëndon vendin e tij, duke shtuar se populli sirian dhe ushtria qëndrojnë të bashkuar përballë terrorizmit.

Burimi: Press TV