Rusia

Putini realizon atë që premton

Gazetari dhe analisti i njohur boshnjak Zlatko Dizdareviq konsideron se sulmet e Rusisë në bastionet e ISIS-it në Siri është në të vërtetë pasojë logjike e asaj që  ndodh me vite. “Po të mos bëhej kjo, edhe me vite të tëra do të vazhdonte ky avaz në të cilin në mënyrë të rrejshme dukshëm paraqitet dëshira që ISIS-i dhe terroristët tjerë të eliminohen, ndërsa me sjelljen e tyre po mundësohet që ata të veprojnë gjersa Bashar al Asadi të rrëzohet nga pushteti”, thotë Dizdareviqi.

Sipas fjalëve të tij kryetari rus Vladimir Putini shumë qartë dhe në mënyrë koncize e ka paralajmëruar në Kombet e Bashkuara në Nju Jork, dhe tani e realizon atë që e ka premtuar. Tani është çështja se si do të reagojë Perëndimi. “Ndryshimi është në atë që Rusët në mënyrë të mençur dhe të  urtë  kanë bërë këtë duke u bazuar në parimet ndërkombëtare, gjegjësisht ata kanë të drejtë të thonë se kanë intervenuar me kërkesë të kryetarit legjitim sirian, Bashar al Asadit. Në të vërtet askush i gjallë në Perëndim nuk ka reaguar , dhe nuk ka thënë që nuk është  intervenimi legal i francezëve para shtatë ditësh, edhe pse atë e kanë kryer në bazë të dëshirës dhe nevojës së vet private”.

“Rusët kësaj here, për dallim nga Amerikanët, Izraelitët dhe Francezët kanë mbulesë për veprimin e tyre në drejtën ndërkombëtare valide. Ata kanë marrë ftesën nga qeveria legale e Damaskut. Rusët  mbrojnë interesat e tyre me arsyetimin legal, ndërsa këta të Perëndimit nuk e kanë këtë”. Sipas mendimit të tij, zhvillimi i mëtutjeshëm i situatës komplete do të jetë e njohur gjatë disa ditëve të ardhshme.

“Ose bashkësia ndërkombëtare, gjegjësisht Perëndimi do të pranojë atë që Putini ka ofruar në Nju Jork, e kjo është koalicioni i përbashkët që të përmbyllet lufta dhe të eliminohen terroristët, dhe  pastaj të hyhet në procesin e bisedimeve dhe zgjidhjeve për ardhmërinë e Sirisë, apo Perëndimi nuk do të pranojë dhe do të reagojë në ndonjë mënyrë të vet që do të mund të ishte shumë problematke dhe e rrezikshme”, konsideron Dizdareviqi.

Dizdarevqi thekson se nuk është e përjashtuar mundësia e Luftës së re të Ftohtë.”Lufta e Ftohët varet nga ajo se si do të reagojë në këtë rast Amerika. Putini nuk ka ofruar Luftën e Ftohtë, por një zgjidhje racionale. Nga Amerika varet se a do të hyjë në Luftën e Ftohtë, apo jo”, përfundoi Dizdareviqi.

Burimi: globalcir