İran

Kujtimet e Komandantit të Gardës u shiten brenda javës

Gjeneral Kassem Sulejmani
Gjeneral Kassem Sulejmani

Kujtimet e Komandantit të Gardës të Revolucionit Islamik, Gjenelal Major Kasem Sulejmanit  dolën nga shtypi dhe janë shitur në më pak se një javë.

Kujtimet e Haxhi Kasemit përfshijnë fjalimet e tij që nga epoka e shenjtë e mbrojtjës  (në luftën e imponuar të Irakut kundër Iranit  gjatë viteve

1980-1988) dhe e kam përmendur edhe në kujtimet që ai ka përmendur gjatë këtyre fjalimeve duke iu referuar burimeve të tyre, tha të mërkuren Ali Akbar Muzdabadi, autori i librit, për Agjencinë FNA.

Ai tha se libri është botuar në 169 faqe me mbi 80-të fotografi me ngjyra, dhe shtoi se 5.000 kopjet e para të librit janë shitur në më pak se një javë.

Gjeneral Major Sulejmani dhe Ministri i Jashtëm i Iranit, Muhammed Xhevad Zarif u emëruan si dy figurat kryesore të Iranit në vitin e kaluar iranian (i cili përfundoi më 20 mars), në një anketë online kryer nga faqja e lajmeve Tabnak (Tabnak news website).

Gjeneral Sulejmani është vlerësuar nga shtresa të ndryshme të shoqërisë iraniane për udhëheqjen e tij të guximshme të Gardës së Revolucionit dhe  luftën kundër grupeve terroriste në shtetet e rajonit.

Ligjvënësit e Iranit në një deklaratë të lëshuar në muajin janar kanë lavdëruar Gjeneral Major Kassem Sulejmanin për përpjekjet e tij efektive në shtyrjen prapa të kërcënimin e ISIS-it në Irak dhe Siri.

Ne i vlerësojmë forcat e fuqishme, të përkushtuara dhe madhështore të Gardës së Revolucionit  dhe Komandantin hero , Gjeneral Majorin, Kasem Sulejmanin, thoshte deklarata. 

Ne gjithashtu e vlerësojmë rolin përcaktues të Forcave të Kudsit  si krah i fuqishëm i Revolucionit Islamik dhe Liderit Suprem të Revolucionit Islamik në mbrojtjen e shteteve muslimane dhe sigurisë rajonale dhe gjithashtu në kryerjen e fushatës të fuqishme dhe të suksesshme kundër grupeve terroriste, posaçërisht grupit terrorist ISIL i cili është rrogëtar i arrogancës botërore dhe sionizmit, shtoi ajo.

Në një letër të ngjashme  për General Sulejmanin në dhjetor, profesorët e universitetit të Iranit  e vlerësuar atë për rolin e tij të suksesshëm dhe pozitiv në zhvillimet rajonale dhe kundër politikave hegjemoniste të qeverive perëndimore në rajon.

Në kushtet aktuale të ndjeshme sepse qeveria hegjemoniste amerikane kërkon të bëjë ndryshime gjeopolitike dhe të bëjë disa ndërtime të reja në rajon dhe në botën muslimane dhe ëndërrojnë krijimin e një Lindje të Mesme më të madhe në kontinentin e vjetër të Azisë për të mbrojtur interesat e saj politike, ekonomike dhe ofrojnë siguri afatgjate për regjimin e paligjshëm sionist ..., Garda Revolucionare – Forca e Kudsit kanë qenë pengesa kryesore për materializimin e këtyre objektivave hegjemoniste gjeopolitike, thuhet në letër.  

Profesorë të universitetit iranian e vlerësojnë Gjeneral Sulejmanin për përpjekjet e e pandalshme dhe kolegët e tij në rajon, duke i kujtuar se zemërimi ndjehet nga Shtetet e Bashkuara,  aleatët e saj perëndimorë dhe qeverive reaksionare rajonale në praninë dhe përpjekjet e tij të përligjë efikasitetin me veprimet e tij.

Në fillim të nëntorit, zyrtarë të lartë ushtarak në Bagdad, tha Gjeneral Major Sulejmani, planifikuan operacionet çliruese të Jurf el-Sakher nga pushtimi i grupit terrorist ISIL  rreth tre muaj më parë.

Pasi ISIS-i  iku nga qyteti i sulmuar të Jurf el-Sakher në fund të tetorit, ushtria e Irakut korri një fitore kundër grupit ekstremist, kurse televizioni shtetëror paraqeti tanksat bërë paradë  nëpër qytet dhe ushtarët kishin marrë ndërtesat qeveritare që ishin pushtuar nga militantët që nga gushti.

Fotografitë me shpejtësi dolën në faqet e pavarura të lajmeve përmes internetit në Irakut, ku zbulojnë praninë e gjeneralit të fuqishëm iranian Sulejmanit, emri i të cilit është bërë sinonim me fitoret e forcave tokësore irakiane, tha Agjencia AP në një raport.

Një komandant i milicisë irakiane, i cili ra dakord vetëm për t’u identifikuar me nofkën, Ebu Zejneb, tha se Sulejmani filloi planifikimin operacionin  Xhurf al-Sakher tre muaj më parë. 

Komandantët  e milicisë, tha Agjencia AP, se Gjeneral Sulejmani ishte në vijën e frontit në Xhurf al-Sakher, duke ofruar trajnime me armë rreth 7.000 trupave dhe luftëtarëve të milicisë, dhe koordinimin me komandantët ushtarakë përpara operacionit. 

Disa komandantë të tjerë të milicisë, i cili foli në kushte anonimiteti për shkak se ata nuk janë të autorizuar për të biseduar me mediat, e përshkruajnë Sulejmanin si i patrembur, - njëri vë në dukje se gjenerali iranian asnjëherë  nuk vesh xhaketë antiplumb, edhe në vijën e frontit.

Sulejmani na ka mësuar se vdekja është fillimi i jetës, nuk është fundi i jetës, tha një komandant i milicisë.

Burimi: Fars News Agency