Suudi Arabie

464 haxhinj iranianë vdiqën në tragjedinë në Mina, e konfirmon Organizata e Haxhit

Organizata e Haxhit e Republikës Islamike të Iranit  konfirmojë  464 haxhinj Iranianë kanë vdekur në rrëmujën e fundit në Mina, afër Mekës, në Arabinë Saudite.

Në një deklaratë publikuar enjten, Organizata e Haxhit njoftoi se shifrat e fundit tregojnë  se 464 iranianët vdiqën në këtë ngjarje tragjike.

Në deklaratë thuhet se 14-të haxhinj iranianë, të cilët janë plagosur në incidentin,  janë ende në spitalet saudite duke u shëruar. 

Gjithashtu, deklarata thotë se gjendja e të plagosurve në këtë incident është përcaktuar plotësisht shtatë ditë pas rrëmujës vdekjeprurëse.

Numri i haxhinve të cilët vdiqën gjatë rrëmujës në Mina në 24 shtator 2015, gjatë kryerjes së riteve fetare, është 4700, kanë  thënë zyrtarët iranianë.     Incidenti në Mina, shënoi fatkeqësinë më të rendë gjatë  Haxhit në 25 vjetët e fundit. 

Burimi: IQNA News