Kine

Edhe Kina në aksion kundër ISIS-it

Spekulimet se edhe Kina ka vendos aktivisht të kyçet në ngjarjet në skenën gjeopolitike siriane, ka fituar në peshë dje pas dite me konfirmimin e saj me ç’rast në limanin sirian Tartus, në të cilin gjendet baza detare ruse, arriti aeroplanmbajtësja kineze. Në përcjellje të saj është edhe një anije tjetër kineze e furnizuar me topa dhe raketa,  mbajtësi i aeroplanëve paraqet bërthamën e ekspeditës detare luftarake kineze e cila në ditët në vijim do të duhej të fillojë me veprimtari luftarake kundër ISIS-it.

Me ISIS-in në njërën anë dhe koalicionin perëndimor e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në anën tjetër, tani në fushëbetejën siriane po krijohet edhe një aleancë e re lindore, e cila përfshin Rusinë, Kinën, Iranin, Sirinë dhe Irakun, e cila  do të ndryshojë me të madhe forcat dhe marrëdhëniet në fushëbetejat siriane.

Sipas burimeve nga shërbimet sekrete perëndimore, në Siri së shpejti vjen edhe eskadrila e aeroplanëve gjuajtës J-15, nga të cilët një pjesë do të fluturojë nga aeroplanmbajtësi kinez, ndërsa të tjerë do të jenë të vendosur në bazën ushtarake ruse afër Latakisë. Është e dukshme se Kina po përgatitet për qëndrimin afatgjatë në Siri dhe se Pekini planifikon edhe shpërndarjen e helikopterëve luftarak Z-18 si dhe kontingjenti prej më së paku 1000 marinsa kinez, të cilët së bashku me ushtarë rus dhe iranian do të luftojnë në operacionet tokësore kundër ISIS-it në Siri.

Hyrja e Kinës në aleancë ushtarake me Rusinë, Iranin, Sirinë dhe Irakun,  në fushëbetejën siriane është e dukshme shenja se Pekini me vëmendje ndërton statusin e tij gjeopolitik duke u shndërruar në super fuqinë jo vetëm ekonomike por edhe ushtarake botërore. Sigurisht që Kina ka interes në stabilizimin e gjendjes në rajonin e Lindjes së Afërt. Para se gjithash, pjesëmarrja aktive në angazhimin e ri ushtarak do të thotë forcimi i lidhjeve politike dhe ushtarake me Rusinë, por edhe me Iranin si furnizues i madh i saj me karburante dhe me një treg prej afro njëqind milion njerëz.

Burimi: veçernji.hr