Kulturë

Delegacioni Kur'anor iranian viziton Qendrën Dar-ul - Kur'an në Xhaminë e Imam Aliut në Naxhaf, Irak

Një delegacion i femrave aktiviste të Kur’anit nga Irani  vizituan Qendrën Dar ul-Kur’an në Xhaminë e Imam Aliut në Naxhaf të Irakut.

Delegacioni, nga krahina  qendrore e Iranit, nga Isfahani, u mirëprit nga Sejjid Muhammed Ali Habl-ul-Matin, president i qendrës dhe Anvar al-Hasnawi, përgjegjëse për Seksionin e Grave të Qendrës Kur'anore.

Gjatë vizitës,  Anvar Al-Hasnawi paraqiti një raport mbi aktivitetet e Qendrës Dar-ul-Kur'an dhe programet e saj Kur'anore.

Batul Shahshahani, kreu i delegacionit, bëri thirrje për rritjen e aktiviteteve Kur'anore në mes të Qendrës Kur’anore të Naxhafit dhe Qendrës Xhemat el-Kur’an Kerim në Isfahan.

Që nga rënia regjimit të ish-diktatorit të Irakut  Sadam Hussejnit, aktivitetet Kur'anore janë përhapur në mënyrë të konsiderueshme në Irak.

Bashkëpunimi mes Iranit dhe Irakut në fusha Kur'anore, përveç fushave të tjera, ka qenë gjithashtu në rritje në vitet e fundit.

{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}

Burimi: IQNA News