Larixhani: Arabia Saudite viktimë e politikave të SHBA
Një zyrtar iranian i drejtësisë thotë se Arabia Saudite është viktimë e politikave të SHBA, duke u bërë thirrje vendeve të Lindjes së Mesme për të mos përkrahur mbështetur terroristët.
Sipas raporteve, duke folur në
periferi të një konference, të hënën, më 6 janar 2014, në Teheran, Sekretari i
Përgjithshëm i Këshillit të Lartë të Iranit për të Drejtat e Njeriut Muhammed Xhevad
Larixhani - tha masat terroriste nuk rrjedhin nga Lindja e Mesme.
Ai shtoi: Vendet e rajonit duhet
ta dinë se duke mbështetur terroristët ata janë vetëm duke vënë në rrezik
interesat e tyre.
Në lidhje me shpërthimet e fundit që
po ndodhin në rajon, Larixhani tha: Pozicioni im në lidhje me këto shpërthime është plotësisht i qartë
dhe unë besoj se pjesa më e madhe e tyre është planifikuar, zhvilluar jashtë rajonit.
Ai tha se Arabia Saudite është
viktimë e politikave të SHBA-ve dhe u kërkoi vendeve të rajonit për të qëndruar
larg nga politikat amerikane.
Vërejtjet e Muhammed Xhevad Larixhanit vijnë pas një vale të shpërthimeve terroriste në të gjithë rajonin,
sidomos në Irak, Siri dhe Liban, që i atribuohet gjërësisht grupeve të el-Kaidas
të cilat besohet që financohen dhe
furnizohen nga Arabia Saudite.