Kulturë

Publikohet Bibliografia e përkthimeve të Kur’anit në anglisht

Një bibliografi  e hollësishme e përkthimeve të Kur'anit në gjuhën angleze do të publikohet nga  Instituti Kulturor i Përkthimeve të Kur’anit. 

 Kështu njoftoi Huxhet ul Islam Muhammed Nakdi, drejtor i institutit, i cili tha për Agjencinë IQNA se duke pasur parasysh numrin e madh të përkthimeve anglisht të Kur'anit, Instituti planifikon të publikojë përkthimet e deri tanishme me referenca të ndryshme.

Në arkivin e institutit ndodhën 158 përkthime të Kur’anit, 80 prej të cilave janë përkthime të tërësishme të Kur’anit, kurse të tjerat janë përkthime të pjesërishme, tha ai.

Instituti Kulturor i Përkthimeve të Kur’anit ka publikuar edhe bibliografinë e parë të përkthimeve të Kur’anit  të Shenjtë në gjuhën perse, i cili reflekton përpjekjet e vlefshme të bëra nga studiuesit iranianë në një periudhë prej rreth një mijë vjet.

1000 përkthime të Kur'anit në persisht janë paraqitur në përmbledhjen e detajuar, shtoi ai.

Bibliografia jep informacion në lidhje me llojin e shkrimit, metodën e përkthimit, përkthyesin, madhësinë e përkthimit të botuar, datën e përkthimit dhe botimit, etj 

Shumica e përkthimeve të shënuara në listë i përkasin Iranit dhe janë mbajtur në bibliotekat iraniane, muzetë dhe qendrat shkencore, por ka një numër të dorëshkrimeve Kur'anore në persisht në Indi, Pakistan dhe Turqi të cilat ende nuk janë të përfshira në listë.

Drejtori i Instituti Kulturor i Përkthimeve të Kur’anit gjithashtu tha se Instituti ka publikuar një koleksion të kopjeve të Kur'anit nga Bahauddin Khurramshahi, përkthyes iranian i Kur'anit të Shenjtë, i cili paraqet 40 përkthimet bashkëkohore persiane të Kur'anit të Shenjtë së bashku me biografitë e përkthyesve të tyre.

Burimi: IQNA News