Përkthyesi i Kur’anit në gjuhën ruse: Imam Humeini (r.a.), një figureë e vërtetë Kur'anore
Një përkthyes i Kur'anit të Shenjtë në gjuhën ruse e përshkroi themeluesin e Republikës Islamike të Iranit si një figurë të vërtetë Kur'anore.
Duke folur për Agjencinë IQNA, Nazim Zejnalov theksoi se Imam Humeini (r.a.) jetoi një jetë Kur'anore dhe veprojë sipas mësimeve të Librit të Shenjtë deri në fund të jetës së tij.
Ai tha se i ndjeri Imam Humeini i dëshmojë botës se ai mund të jetojë gjithë jetën e tij në bazë të urdhërave të Kur'anit.
Imam Humeini (r.a.) jo vetëm që ka cituar ajetet Kur'anore në fjalimet e tij, por ai praktikojë mësimet Kur’anore në aspektin personale, sociale dhe politike gjatë jetës së tij, tha Nazim Zejnalov.
Përveç tjerash, në fjalën e tij, studiuesi rus i referohet Konferencës Shkencore me titull ”Imam Humeini (r.a.) dhe Kur’ani”, dhe tha se ngjarje të tilla shkencore mund të ndihmojnë për të paraqitur më tej karakterin e madh të themeluesit të Republikës Islamike të Iranit në botë.
Konferenca Ndërkombëtare Imam Humeini (r.a.) dhe Kur’ani është planifikuar të mbahet në Iran më 30 tetor 2015.
Në këtë Konferencë Shkencore do të diskutohen tema të tilla si rëndësia e Kur'anit sipas pikëpamjes të Imam Humeinit (r.a.), interpretimi i Kur'anit sipas Imam Humeinit (r.a.), dhe manifestimi I Kur'anit në jetën shoqërore dhe politike të Imam Humeinit.
Ministria e Kulturës dhe Udhëzimit Islamik e Iranit do të organizojë Konferencën Shkencore në bashkëpunim me Institutin për Përpilimin dhe Publikimin e Veprave të Imam Humeinit.
Burimi: IQNA News