Qindra vetë mblidhen në xhaminë e Louisville për të fshirë grafitet urrejtëse
Rreth 1.000 njerëz u paraqitën në Qendrën Islamike të Louisville, Kentucky, SHBA, të premten për fshirë mbishkrime anti-muslimane që u shfaqën natën e mërkurë, sipas drejtorit të Qendrës Islame.
Përfaqësuesit e të gjitha grupeve të mëdha fetare dhe kongregacioneve ishin atje për të treguar mbështetjen, së bashku me studentë nga shkollat private, publike dhe katolike, tha për Huffington Post, Ozair Shariff, anëtar i Bordit të Drejtorëve.
Unë mendoj se është shumë e qartë se çfarëdo qëllimi kishte mesazhi i autorit , sigurisht ka dështuar, ka thënë Ozair Shariff. Çdo njeri është duke bashkëpunuar dhe në unison dhe kjo është fryma e vërtetë e qytetit dhe banorëve të tij.
Pas kryetarit të Louisville, Greg Fischer, kryetari i xhamisë dhe liderë të tjerë fetarë dhe të komunitetit bënë komente të shkurtra, vullnetarët me furçe shlyen mesazhet ku shkruante, Kjo është për Francën dhe Muslimanë leni hebrenjtë rehat. Furnizimet për ngjyrosjen e pikturës janë dhuruar nga banorët dhe organizatat lokale, tha Ozair Shariff.
Matt Goldberg, drejtor zhvillimi i Bashkësisë Hebraike të Louisville, iu bashkua ekuipazhit për pastrim, së bashku me më shumë se 100 vullnetarë nga komuniteti hebre.
Askush nuk e ka imagjinuar se diçka si kjo do të ndodhë këtu në Louisville, tha Matt Goldberg të premtën për The Huffington Post.
Ne krenohemi me tolerancën tonë dhe diversitetin tonë. Kjo ishte një goditje për sistemin.
Autoritetet lokale kanë asistuar rreth parkimit dhe trafikut, tha Ozair Shariff dhe Louisville Boat Club.
Vandalizmi i fundit do të riafirmojë aleancën për një kohë të gjatë, tha Goldberg. Diçka si kjo vetëm se do të sjellë komunitetet tona së bashku, tha ai. Ne nuk do të qëndrojmë kundër çdo lloj veprimtarie diskriminuese.
Burimi: IQNA News