Kulturë

Anëtarët e delegacionit Kur'anor nga Irani këndojnë Kur'anin në tubimet e e haxhinjve në Medine

Anëtarët e delegacionit Kur'anor  nga Irani mbajnë seanca të këndimit të Kur’anit në Medine
Anëtarët e delegacionit Kur'anor nga Irani mbajnë seanca të këndimit të Kur’anit në Medine

Anëtarët e delegacionit Kur'anor të Iranit mbajnë seanca të këndimit të Kur'anit për haxhinjtë nga Irani që janë në Medine, para Haxhit. 

Seancat Kur'anore janë mbajtur në Xhaminë e Pejgamberit (a.s.) (el-Mesxhid el-Nabavi),  në xhamitë e Medines dhe  gjetkë.

Shumica e anëtarëve të delegacionit Kur'anor të Iranit do të largohen nga Medina për në Mekë më 11 shtator  2015.

Anëtarët e  Delegacionit Kur’anor  janë  zgjedhur nga Komisioni i Thirrësve dhe Kënduesve të Kur'anit pas një testi në muajin qershor, 2015.

Vitin e kaluar, rreth 1000 programe Kur'anore janë mbajtur nga Delegacioni Kur'anor Iranian gjatë kohës së Haxhit në dy qytete të shenjta.

Çdo vit, miliona muslimanë nga e gjithë bota mblidhen për të kryer obligimin e Haxhit.

Të gjithë muslimanët që kanë mundësi financiare  janë të detyruar fetarisht për të kryer haxhin një herë në jetën e tyre.

Burimi: IQNA News