Qendra Kulturore Iraniane nderon veprimtarët indonezianë të Kur’anit
Qendra Kulturore Iraniane në Xhakarta, Indonezi, në një ceremoni ka nderuar një numër të aktivistëve veteran të Kur'anit të këtij shteti të Azisë Juglindore..
Ceremonia u zhvillua në fillim të kësaj jave në bashkëpunim me Unionin e Hafizëve dhe Kënduesve të Kur'anit të Indonezisë.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Ambasadori i Iranit në Indonezi Veliullah Muhammedi Nasrabadi, atasheu kulturor Iranian, Huxhatullah Ebrahimian, mjeshtri i njohur Iranian i Kur'anit, Abdul Resul Abaji, dhe një numër i figurave të dijetarëve të shquar të Kur’anit nga Indonezia njoftoi faqja e internetit e Organzatës Kulturore Islamike (ICRO).
Në një fjalim, Huxhatullah Ebrahimian theksoi zhvillimin e aktiviteteve Kur'anore në Iran që nga fitorja e Revolucionit Islamik në vitin 1979.
Ai gjithashtu përshëndeti bashkëpunimin ndërmjet Qendrës Kulturore të Iranit dhe Unionit të Hafizëve të Kur'anit të Indonezisë në mbajtjen e programeve të përbashkëta, duke përfshirë edhe ato që mbahen gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
Gjatë ceremoniesë, tre aktivistë indonezianë të Kur’anit kanë marrë dhurata dhe certifikata të nderit.
Burimi: IQNA News